Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti/ I pranishëm dhe kryeministri Rama
Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën gazet...
Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën gazet...

Regjisori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, një dokumentar me historitë e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushnjes. Regjisori Alimani thotë se synon të konkurrojë në festivalin e filmit në Los Anxheles, që zhvillohet në pranverë të vitit të ardhshëm. Në një bisedë me kolegen Klementina Cenkollari, regjisori Bujar Alimani thotë se shteti shqiptar dështoi t’i kërkonte ndjesë publike shtresës së ish të përndjekurve, ndërsa jo vetëm politika, por edhe vetë artistët, kanë bërë pak të mos harruar pasojat e diktaturës.
Filmi dokumentar “Fluturat” i cili sjell historinë, rrëfimet dhe përjetimet e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushjes, do të shfaqet këtë fundjavë në Universitetin e Harvardit.
Regjisori Bujar Alimani i ka takuar në Shqipëri, SHBA, Francë, Itali e Kanada këto gra, që ai ka quajtur “Fluturat”, duke sjellë përmes historive të tyre, historinë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën regjimin komunist.
“Në këtë dokumentar kam provuar për herë të parë, atë prekjen e pulsit të së vërtetës. Historitë ishin kaq troditëse, kaq të vërteta, por kaq të mbushura me emocion dhe paralelisht të mbushura me kaq dritë nga njerëz që tanimë ia kanë dalë, e kanë kaluar atë pjesë e jetojnë në të gjithë botën me shumë dinjitet".
Regjisori Alimani thotë për "Zërin e Amerikës" se beson se filmi ndihmon në sensibilizimin e ndërgjegjës kombëtare mbi regjimin komunist, ndërsa për të huajt, për t’u njohur me këtë pjesë të hidhur të atij realiteti.
“Të merresh me ndërgjegjen kombëtare në radhë të parë tenden dhe më pas të bashkatdhetarëve të tu, është një gjë jashtëzakonisht e madhe. Nëse shqiptarët do të gjejnë copëza të vetëvetes, copëza të bashkëvuajtësve në sistemin komunist totalitar, të tjerët do njohin një copë Shqipërie që nuk e kanë njohur, një copë Shqipërie që ka qenë e mjegulluar, nën errësirë, ose nën etiketën se Shqipëria ka qenë në komunizëm nga 1945 deri 1990, por se çfarë ka ndodhur brenda këtij segmenti, është shumë e vështirë që një i huaj të hyjë”.
Në Lushnje, në Myzeqe dhe fshatrat përreth, u dërguan rreth 90 për qind e të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi.
Disa prej grave u kthyen në Gradishtë për herë të parë, që nga rënia e sistemit komunist, për xhirimin e filmit. Megjithatë, regjisori thotë se rrëfimet në dokumentar kanë qetësuar disi ndërgjegjet e tyre të lënduara nga ato që kanë kaluar.
"Zëri i Amerikës": Mendoni ju se është bërë sa duhet për këtë kategori, që është dënuar vetëm sepse mendonte ndryshe?
“Jo nuk mendoj. Mendoj se është bërë shumë shumë pak. Mendoj se ata kanë marrë vetëm thërrime, përderisa i mungoi një ndjesë, nga Parlamenti i Shqipërisë. Publikisht, shteti shqiptar duhet t’i kishte kërkuar të falur gjithë kësaj shtrese, për të gjithë ato që ka bërë shteti i mëparshëm, kjo nuk u krye kurrë. Janë krijuar disa institute, disa formacione të cilat përpiqen të bëjnë gjëra, por nuk mendoj se shteti shqiptar dhe Shqipëria kanë bërë shumë për këtë pjesë. Këtu nuk flitet për gjëra materiale, që ia morën vazhdimisht dhe sistematiksiht për 45 vjet. Këtu flitet për ndjesë morale. Flitet për një rivendosje të gjërave atje ku duhen. Akoma edhe arti nuk ka bërë aq sa duhet”.
Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mijëra persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist.
Teksa gjykon se as arti nuk ka bërë sa duhet që shoqëria të mos harrojë pasojat e sistemit, regjisori Alimani zbulon se ka po punon për një projekt tjetër për këtë temë.
“Mendova se duhet të nxitoj që të xhiroj prindërit e tyre, këtë pjesë të moshës së fundit, e cila është në fakt dëshmia, dëshmitarët më të gjallë të atyre që kanë pësuar këto familje. Me 20 prej tyre, xhirimet i kam bërë në Shqipëri, Nju Jork dhe Ohajo, do mund të ndërtoj një pjesë të dytë me të moshuarit e internimeve dhe persekutimeve. Këtu synon dhe sjellja e tyre, edhe udhëtimi i të gjithëve së bashku në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Uashington”./ VOA
Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka pasur rea...
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me shoqërimin e...
Analisti Besnik Mustafaj ka publikuar librin e tij të ...
Gazetari Ylli Rakipi është shprehur se ka mbetur i hab...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë foto ng...
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Gent Strazimiri ka folur për mediat në lidhje me perso...
Pas rreth 3 orësh, ka përfunduar protesta e opozitës para ...
Një person është shoqëruar nga policia pas përplasjes në s...
Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë për të vendosur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ndezur demokratët, teks...
Kryetari i Partisë Denokratike, gjatë fjalës së tij u ka b...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka siguruar Edi Ramës ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është ankuar sëri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se sot bota i she...
Para Kryeministrisë është duke u mbajtur protesta e or...
Prindërit e fëmijëve të kopshtit "Zubeyde Hanim", i janë b...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar se s...
Ferzileta Gjika, aktiviste në mbrojtje të Skavicës në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...