web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po ndodh në ajër?/ Dy avionë që ishin nisur për në Tiranë bëjnë ulje emergjente në Itali

29 Maj 2022, 15:07, Aktualitet CNA
Çfarë po ndodh në ajër?/ Dy avionë që ishin
Foto ilustruese

Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rinasit, duke e bërë të pamundur uljen e avionëve në pistë.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, avioni i nisur nga Nice, Francë dhe me destinacion Tiranën, nuk ka mundur të prekë tokën shqiptare. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindizi, Itali.

Sakaq, edhe një tjetër avion i nisur nga Dortmundi, Gjermani, me destinacion aeroportin “Nënë Tereza” bëri ulje emergjente në Bari të Italisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga