web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Belind Këlliçi, më i votuari/ Ja 10 vendet e para në Kryesi

28 Maj 2022, 21:26, Aktualitet CNA
Belind Këlliçi, më i votuari/ Ja 10 vendet e para në
Numërimi i votave për Kryesinë e PD-së

Është zgjedhur sot Kryesia e re e PD-së, ku nga 47 kandidatët që ishin në fletën e votimit, u zgjodhën 20 anëtarë, 6 prej tyre gra dhe 14 burra.

Belind Këlliçi rezulton më i votuari me 192 vota.

Më pas vjen Flamur Noka me 166.

Pas Nokës, në vend të tretë renditet Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Fatbardha Kadiu renditet e katërta dhe e para nga zonjat me 141 vota.

Në vend të pestë renditet Ervin Minarolli me 137 vota.

Pas Minarollit, anëtari që ka marrë më shumë vota është Luçiano Boçi me 128 vota.

Në vend të shtatë renditet Ina Zhupa me 126 vota.

Pas Zhupës kandidati që ka marrë më shumë vota është Agron Shehaj me 123 vota.

Pas Shehajt renditet Luan Baci me 121 vota.

Dhe në vend të 10-të është Jozefina Topalli me 118 vota dhe e treta për numrin e votave nga zonjat./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga