“Ditë zie për familjen tonë të madhe”/ Bardhi: Jemi të tronditur për humbjen e Bujar Nishanit
Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Pre...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të mëtejshme për operacionin e koduar “Extraction 4”, nga ku u bë i mundur riatdhesimi i 13 shtetasve shqiptarë.
Ndër të tjera, Policia njofton se drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”.
Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se:
Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.
Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Haël dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.
Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Haël dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 gra dhe 10 të mitur.
Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.
Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit .
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë”, thuhet në njoftim./ CNA.al
Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Pre...
Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi në rrjetet so...
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ka ndarë një mesazh ngu...
Politikani Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllimet ...
Efektivi i policisë, Rrok Frroku, në Shosh të Dukagjinit, ...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, përmes një...
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka humbur ...
Pas finales së madhe të Conference League, nesër do të...
Shpresim Bajraktari, i njohur si i dashuri i pronares ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pak kohë më parë ka b...
GJKKO ka dënuar ish-zyrtarët e Bashkisë Adriatik Velaj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 13 shtetas shqipt...
Komisioni i Rithemelimit ka publikuar sot listën e kan...
15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndër...
Në dosjen Dumani midis disa ish-zyrtarëve të lartë jan...
Autoriteti i Medias Audiovizive ka reaguar pas transme...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja në Komisionin e...
Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja t...
Ditën e sotme në mënyrë tragjike kanë humbur jetën tre...
Ngjarja e Librazhdit ku nusja u kap në një lidhje jash...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...