Saimir Vishaj ‘ndez’ sirenat e alarmit/ Çfarë po ndodh me dosjet në Gjykatën e Lartë
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë mb...

Olsian Noreci, një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Vetëm pak ditë më parë zoti Noreci ka marrë përgjigje për letrën e tij të dytë, ku Presidenti e inkurajon atë, e nëpërmjet tij të gjithë amerikanët, të punojnë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët e për ta bërë Amerikën sikurse thotë ai, një vend me të begatë e të sigurt.
Zëri i Amerikës: Zoti Noreci, çfarë ju shtyu t’i shkruani Presidentit?
Olsian Noreci: Në radhë të parë, si emigrant shqiptar i ardhur në Amerikë, megjithë ato vështirësi të fillimit, u mundova t’i shkruaja Presidentit amerikan për të gjithë ato gjëra që ai ka bërë për kombin shqiptar. Në veçanti për Kosovën dhe djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë nëpërmjet trupave amerikane, dhe gjithçka që është e lidhur me Shqipërinë dhe që ai ka bërë për Shqipërinë. E mirëprita letrën e tij me shumë dëshirë. Për fat të mirë më erdhi ajo letër, më erdhi një përgjigje nga Presidenti amerikan vitin e kaluar, letra e tij e parë.
Zëri i Amerikës: Si u ndjeve kur e more përgjigjen me letrën e dytë?
Olsian Noreci: Pa diskutim që letra e dytë është më domethënëse. Letra më jep kurajo, e thotë jo vetëm për mua, për çdo shqiptar, çdo amerikan, që e ndjen veten pak amerikan. Tregon shumë ajo letër, në të cilën unë i drejtohem çdo shqiptari që ta ndjejë veten mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duhet ta vlerësojë Amerikën për çdo nismë që ka ndërmarrë për popullin shqiptar dhe për kombin tonë. Është kënaqësi që këtë vit festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Amerika nuk na ka lënë asnjëherë mbrapa, në asnjë drejtim. Duhet t’i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithçka, dhe në veçanti Presidentit amerikan që ka ndërmarrë një nismë tepër serioze dhe tepër të sinqertë për të ndihmuar popullin shqiptar, reformën në drejtësi. Kam nderin të falenderoj edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për këtë nismë tepër të rëndësishme për të ndihmuar reformën në drejtësi. Shpresoj që kjo do të ndihmojë në forcimin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Ju keni ardhur në Shtetet e Bashkuara rishtazi, para gjashtë viteve dhe i keni shkruar Presidentit amerikan dhe keni marrë përgjigje. Çfarë do të thotë për ju përgjigja në vetvete?
Olsian Noreci: E vërteta është që duke marrë një shkas pak nga ajo fjala e urtë shqiptare që nuk ke çfarë të humb, unë e provova që nuk kisha çka të humbja, duke pritur për një kohë të gjatë për një përgjigje për dokumentet. I shkruajta Presidentit amerikan, duke e falënderuar për gjithçka jo vetëm për arsyen time personale, por duke e falënderuar atë si President dhe për ta uruar atë për fitoren në garën për president. E falënderova për gjithçka që ai ka kontribuar që nga vitin 1992-93 për Ballkanin, në veçanti për Kosovën në vitet 1998-99 dhe për djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë. Kjo ka qenë pak a shumë përmbajtja e letrës së parë. Në letrën e dytë, në momentin pasi mora letrën e parë, i kam kërkuar Presidentit një sërë gjërash për Shqipërinë, pra që ato nisma që janë ndërmarrë deri tani të shkojnë deri në fund dhe t’i shërbejnë popullit shqiptar.
Zëri i Amerikës: Cila është eksperienca jote si emigrant në Shtetet e Bashkuara?
Olsian Noreci: Çdo shtet i ka vështirësitë e veta, por e drejta është e drejtë dhe kur diçka e meriton e merr, kjo është Amerika. Liria e fjalës dhe e drejta për të qenë i lirë janë të rëndësishme në Amerikë. Në fakt, kur në shqiptarët përmendim demokracinë i referohemi Shteteve të Bashkuara. Pra, demokracia është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika duhet të falënderohet për gjithçka që i ka dhënë popullit shqiptar dhe çdo emigranti që e mirëpret dhe e inkurajon, ia jep mundësinë, i tregon se cilat janë vlerat e këtij shteti.
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë mb...
250 udhëtarë që duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë ...
Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale, Sabina Bels...
Prej disa javësh në media është denoncuar afera korrup...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet...
250 udhëtarë duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë...
Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta, pritet që t...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar prop...
Ka përfunduar afati i raundit të tretë për zgjedhjen e...
Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjel...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga mot me vranësi...
Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluks...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për ...
Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në...
Moti i keq ka përfshirë sot vendin tonë, nga temperatu...
Ish-kryeparlamentarja ka shprehur mesazh ngushëllimi p...
Irfan Hysenbelliu është i zhytur në borxhe. CNA.al ka ...
Vera po afron. E bashkë me të edhe plazhi. Sezoni turi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
KLGJ i ka dërguar Presidentit Ilir Meta emrin e Sokol Ngre...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...