Mjeku Ilir Alimehmeti: Jam i gatshëm të kandidoj për kryetar bashkie
Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se është i gatshëm ...

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, ka përkutjuar sot ngjarjen e vitit 1946, ku ndodhi incidenti në Kanalin e Korfuzit.
Dy luftanijet britanike "Saummarez" dhe "Volage", u ndeshën në mina dhe u dëmtuan pasi depërtuan në ujërat territoriale shqiptare rreth 1200 metra larg brigjeve të Sarandës.
Si pasojë e këtij incidenti, humbën jetën 45 oficerë të marinës britanike ndërsa 42 të tjerë pësuan dëmtime të rënda.
Ky bilanc shënoi humbjen më të madhe të Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore.
Më tej Britania e Madhe e dërgoi këtë çështje në Këshillin e Siguritm të OKB, duke pretenduar se anijet po kalonin në mënyrë paqësore, ndërsa organizata e kaloi çëhstjen në Gjykatën e Hagës e cila e shpalli Shqipërinë fajtore.
Për një periudhë 40-vjeçare, marrëdhëniet diplomatike bilaterale u pezulluan. Pas rënies së regjimit, qeveria shqiptare u prapësua nga qendrimi i mëhershëm duke pranuar verdiktin e Hagës. Në këtë mënyrë, mundi të rivendosej ndërkëmbime mes palëve, si edhe u zgjidh përfundimisht çështja e arit të konfiskuar.
Postimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
#SiSot, më 22 tetor 1946, ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit.
Dy luftanijet britanike, “Saummarez” dhe “Volage”, me komandantët respektivë V. H. Selby dhe R. R. Paul, ndeshën në mina dhe u dëmtuan rëndë, teksa kishin depërtuar në ujërat territoriale shqiptare, rreth 1200 metra larg brigjeve të Sarandës. Për pasojë, gjetën vdekjen 45 oficerë të Marinës Britanike, ndërsa 42 të tjerë pësuan dëmtime të rënda. Ky bilanc shënoi humbjen më të madhe të Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore.
Incidenti pati një jehonë të paprecedentë, për nga rrjedhojat e mundshme politike në marrëdhënien mes dy shteteve të përfshira. Lidhur me këtë episod historik, që tendosi ndërsjelljen shqiptaro-britanike, palët mbajtën qendrime diametralisht të kundërta.
Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pretenduar për një kalim paqësor të anijeve. Organi i OKB-së i ngarkuar për garantimin e sigurisë dhe të paqeruajtes, ia delegoi çështjen Gjykatës së Hagës, e cila pas një procesi dyvjeçar vendosi të shpallë Shqipërinë fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar. Ky verdikt nuk u pranua nga Shqipëria dhe në kundërpërgjigje, Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.
Për një periudhë 40-vjeçare, marrëdhëniet diplomatike bilaterale u pezulluan. Pas rënies së regjimit, qeveria shqiptare u prapësua nga qendrimi i mëhershëm duke pranuar verdiktin e Hagës. Në këtë mënyrë, mundi të rivendosej ndërkëmbime mes palëve, si edhe u zgjidh përfundimisht çështja e arit të konfiskuar.
Më poshtë, paraqiten telegrame me dorëshkrim të Enver Hoxhës drejtuar Koçi Xoxes e Nako Spiros, për qëndrimin e mbajtur prej delegacionit shqiptar në OKB lidhur me incidentin në Kanalin e Korfuzit./ CNA.al
Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se është i gatshëm ...
Qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre nëse sistemi i...
35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të...
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Dre...
Prej disa ditësh, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yur...
Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje para Krye...
Një tjetër protestë është mbajtur mbrëmjen e sotme për Lea...
Protesta që po mbahej para Ministrisë së Brendshme për...
Një protestuese është alivanosur në protestën që po zh...
Vetëm pak minuta më parë ka nisur protesta para Minist...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
E. Çela është shoferi i autobusit në të cilën policia ...
Kryeministri Edi Rama premtoi nga Elbasani, ku mbajti ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim ...
Gazetari Elvi Fundo, në një postim të tij në rrjetet s...
Kuvendi miratoi mbrëmë vonë projektligjin për hapjen e...
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur s...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me gjyqtarët e ...
“Fake News”- Kështu i ka konsideruar organizata RCC ato çf...
Gazetari Artan Hoxha ka “kryqëzuar” median e Carlo Bolinos...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...