
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar.
Gjatë mbledhjes, kryedemokrati ka deklaruar se drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi, është patronazhist dhe vartës i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
“Tani po punojnë për të vendosur paqe edhe me lali vjedhësin. I çuan drejtor, një nga eksponentët e "5D"-së. Pasi e rrihnin në burg para disa muajsh tani i çuan vartësin e tij drejtor në burg, patronazhistin Kupi”, ka deklaruar Berisha.
CNA, prej ditësh, përmes disa shkrimeve, ka denoncuar skandalin se si është shndërruar burgu i Durrësit, me emërimin e drejtorit të ri Burgjeve, Adriatik Kupi. Me datë 1 prill, Adriatik Kupi u emërua në krye të Burgjeve duke zëvendësuar Klevis Qosen.
Emërimi i tij u bë nga Toni Gogu, sot ministër Drejtësie, por dje pastori që ka martuar Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Pas emërimit të Kupit, u zbulua që, në fakt, ky i fundit është një mbështetës i Veliajt. Këtë e fakton një urim që Kupi bënte për kryebashkiakun me rastin e ditëlindjes së tij. Kupi ka mbajtur dhe detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë, në kohën kur Bashkia e Tiranës ishte nën drejtimin e Erion Veliajt, si dhe ka marrë pjesë në fushatën e Veliajt.
Pra, sot kemi një drejtor të Burgjeve që është një ushtar i Veliajt, një mbështetës i flaktë i tij. Por ajo që po ndodh në burgun e Durrësit pas emërimit të Kupit është edhe më skandaloze.
CNA, përmes një shkrimi, ka denoncuar se burgu i Durrësit është kthyer në një harem. CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra fakte, sipas së cilave, në burgun e Durrësit po bëhet nami. Të burgosurit, mes të cilëve janë edhe zyrtarë të lartë, flasin me telefona sikur të jenë në "call center", rakia dhe uiski derdhen lumë, peshku, karkalecat "kërcasin" ditë e natë, për të mos shtuar detaje të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe ministri i Drejtësisë janë kthyer në dy ushtarë të padiskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt, dhe po e kthejnë një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në një "harem" për qejfet e atyre që ndodhen brenda./ CNA
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të ushtrohen kontrolle në ...
Procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike po hyn në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vendimin e ndërmj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me Grupin Parlame...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni për liri...
Deputetët e Partisë Demokratike i kanë bërë kërkesë Kuvend...
Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Taulant Ba...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shpr...
Numri i shtetasve shqiptarë që përfundojnë në burgjet e Mb...
Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës për të katërtin...
Kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në Spitalin e...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Teksa operatorët e transportit publik janë në pritje të mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar a...
Në përfundim të Shërbesës së tretë të Dhëndrit, Kryepiskop...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po re...
Ministria e Arsimit njofton se janë hapur aplikimet për Pr...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...