Deputeti i PD-së: Presion policor në Lezhë gjatë vizitës së Ramës, qytetarët u shoqëruan për 4 orë
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar a...

Teksa operatorët e transportit publik janë në pritje të miratimit të paketës së emergjencës, ku njëzëri prej tyre është kërkuar subvencionim 100 lekë për litër të naftës për 6 muaj, mësohet se Drejtoria Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur llogaritjen e konsumit të naftës nga operatorët përgjatë 2025.
Edhe verifikimin e faturave të deklaruara për blerjen e naftës me qëllim çeljen e fondit të buxhetit për kompensim.
Po ashtu edhe operatorëve u është kërkuar dorëzimi i faturave të blerjes së naftës gjatë 2025.
Ditën e premte në një tjetër letër dërguar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban konfirmojnë se ekziston një dakordësi e plotë ndërmjet të gjithë operatorëve për kompensimin 100 lekë për litër për naftën për përballimin e situatës së kostove.
“Për sa më sipër, jemi në pritje të mbështetjes dhe miratimit sa më të shpejtë të paketës së emergjencës, konkretisht të mekanizmit të kompensimit financiar për karburantin, sipas kërkesës së paraqitur, e cila parashikon kompensim në nivelin rreth 100 lekë/litër, si një masë domosdoshme për stabilizimin e menjëhershëm të situatës.
Ky mekanizëm, i bazuar edhe në precedentët e mëparshëm të vitit 2022 (VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”) konsiderohet si zgjidhje menjëhershme për të shmangur reduktimin e flotës dhe të shërbimit”, theksohet në letër.
Shoqatat e Transportit llogarisin një fond me vlerë 3 mln euro për kompensimin.
“Nëse në vitin 2022 buxheti I shteti vendosi në dispozicion fondin me vlerë 500 mln lekë, që për kompensimin 6 -mujor u përdor 60% e tij apo rreth 300 mln euro. Shpenzimet e llogaritura mbeten të njëjta. Pra në dispozicion të operatorëve edhe për këtë krizë nevojitet fondi prej 3 mln euro”, tha më herët për Monitor Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban.
Përveç kompensimit të naftës shoqatat e Transportit Publik kërkojnë që në vëmendje të qeverisë të jetë edhe rishikimi i taksave për sektorin.
“Njëkohësisht, theksojmë se pas miratimit të paketës emergjente, është e domosdoshme që të trajtohen në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme të gjitha elementet fiskale që rëndojnë mbi operatorët e transportit publik. Në këtë drejtim, kërkohet që në mënyrë të menjëhershme, në ditët në vijim, të nisë një proces konkret për rishikimin e taksave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, me qëllim lehtësimin e barrës financiare dhe krijimin e një strukture më të qëndrueshme për sektorin.
Qëllimi i këtij procesi nuk është vetëm adresimi i situatës aktuale, por edhe parandalimi i përsëritjes së krizave të ngjashme në të ardhmen, duke garantuar që operatorët të mos gjenden në kushte të papërballueshme financiare në raste të tjera të rritjes së çmimeve apo zhvillimeve të paparashikuara në treg”, thuhej në letrën e operatorëve dërguar ministrive./ Revista Monitor
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar a...
Në përfundim të Shërbesës së tretë të Dhëndrit, Kryepiskop...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po re...
Ministria e Arsimit njofton se janë hapur aplikimet për Pr...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së...
Gjykata Administrative ka certifikuar zgjedhjen e Joni Ket...
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga mbledhja e Kolegjeve të Bashk...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vjet burg Rezart Taçin, ...
Drejtoresha e Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georg...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e çiftit Argita dhe Ja...
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ka dalë nga Gjykata e...
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 20 ditë...
Ka përfunduar takimi mes përfaqësueve të fermerëve dhe ble...
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e port...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për med...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...