Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

“Ziko kompani” me produktin “Bana King”, një nga kompanitë që reklamon banane në media, ka të dhëna të dokumentuara që vërtetojnë se ka trafikuar kokainë nga Ekuadori në Shqipëri prej disa vitesh.
Të paktën prej shtatë vitesh, “Banaking” dyshohet se është mbulesë e trafikut të kokainës.
Me 31 dhjetor 2021, drejtuesit e lartë të policisë së shtetit janë vënë në dijeni se një kompani bananesh “Ziko Sh.a., bënte transportin e kokainës që në vitin 2014.
Informatori duke iu referuar të dhënave të Agjencisë Federale amerikane për Ballkanin (DEA), ka vënë në dijeni drejtuesit e policisë, Tonin Vocaj, Hekuran Bregu dhe Gjergji Oshafi, se kompania e bananave e kryente aktivitetin e trafikimit të kokanës që në vitin 2014.
Në dokumentin e zbuluar nga e-mailet sekrete dhe që CNA.al i ka hequr të dhënat sensitive, thuhet se me datë 9 nëntor 2014, policia kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar 33.35 kg kokainë e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues.
Pra, nuk janë vetëm dy rastet e kapura në Shqipëri një vit më parë, në një magazinë në Vaqarr dhe në Portin e Durrësit, por edhe para 7 vitesh "Banaking” është kapur me kokainë dhe në Ekuador, në tentativë për ta sjellë në Shqipëri.
Dalja në dritë e këtyre të dhënave, sipas analistit, Neritan Sejamini, po na ndihmojnë të kuptojmë punën e policisë.

“Marrim për shembull 'Banaking'. Kjo kompani vazhdon punën, edhe pse është kapur me drogë. Bën reklamë, paguan media me qindra mijëra euro. Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe të mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media”, është shprehur Sejamini një natë më parë, në "MCN TV".

33.35 kg kokainë që i janë kapur në vitin 2014 “Ziko kompani” në Ekuador, kishin destinacion portin e Durrësit.
“Kontejneri transportues kishte ngarkesë me banana dhe kishte destinacion, Durrësin, në Shqipëri. Kompania ishte 'Zico Sh.a.'”, informohen drejtuesit e lartë të policisë së shtetit.
Pas katër vitesh, në 2018-ën, thuhet se një burim ka siguruar informacion për dy shtetas shqiptarë biznesmenë që kishin lidhje me kompaninë e bananeve "Ziko".
”Shtetasit shqiptarë, Arben Qime dhe Trifon Murataj, janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.
Burimi ka treguai se Murataj përdor një kompani importimi në Durrës me emrin 'ZICO SHA' për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
Kokaina e importuar ruhet në një magazinë të kontrolluar nga Arbeni, i cili më pas bën përzierjen për të krijuar sasi të mëdha”, thuhet në dokumentin më të dhënat që u janë dërguar drejtuesve të lartë të policisë shqiptare.
Këto janë informacionet që disponon DEA amerikane dhe për të cilat ka dijeni edhe policia shqiptare, në lidhje me trafikun e kokainës.

“Bana King”, është një ndër më të reklamuarat në mediat shqiptare, produkt i "Ziko Kompani".
Një ndër personazhet mediatikë, moderatori Ardit Gjebrea, i kushton jo pak hapësirë mediatike reklamimit të frutave të kësaj kompanie.
Reklamat në një ndër emisionet më të ndjekura, tregon qartë milionat e hedhura nga kjo kompani në media.
Por dokumenti që sapo është zbuluar tregon se ky aktivitet ka nisur më herët prej vitesh. Të paktën në vitin 2014, është pikasur në Ekuador.
Kujtojmë se me 30 dhjetor 2021, 119 kg kokainë u sekuestruan nga policia në një kontejner me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë "Zico Sh.a." në zonën e Vaqarrit.

Historia vijon në vitin 2022.
Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ka ndodhur në korrik, kur u raportua se në një kontejner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Kontejneri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.
Kontejnerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb, si dhe nuk u vendos në zonën e riskut.
Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga kontejneri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e antidrogës janë hequr nga kontejneri para se të kalonin në skaner. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj./CNA.al
Gazetari Mentor Kikia u shpreh për një intervistë për ...
Komisioni i Ligjeve votoi unanimisht në parim draftin ...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur në...
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediav...
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit ...
Policia kufitare e Rinasit ka kapur një 28-vjeçar, i cili ...
Shqipëria është fiks vendi ku shprehja “çudia më e madhe t...
Sistemi i ALEAT në shumë qytete të vendit ka qenë i bl...
Publikimi i e-maileve sekrete të drejtorit të policisë...
Ditën e djeshme e-mailet e ish-drejtorit të policisë së sh...
Ambasadorja Yuri Kim, e ftuar në aktivitetin e Dhomës ...
Teksa Berisha vijon me takimet e tij me qytetarët e Shqipë...
Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka deklarua...
Skandali i publikimit të të dhënave të qytetarëve shqi...
Gazetari Artan Hoxha ka analizuar publikimin nga haker...
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje direkte në emis...
Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar se publikimi i të d...
Gazetari Neritan Sejamini ka zbuluar arsyen se përse S...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...