"Po me Kalanë e Rozafës ç'patët"/ Rama publikon "review"-të negative: Uroj që prokuroria të veprojë me këta shantazhues
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Berisha e nisi fjalën e tij me protestën që po zhvillohet prej 41 ditësh në kryeqytet para Kryeministrisë, ku tha se ky tubim ka fituar mbështetje ndërkombëtare.
“Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Europë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare.
Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik europian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Europës”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha më tej se PD do të dorëzojë së shpejti në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale që, sipas tij, janë faktuar në librin “The Albanian Files”.
“Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur. Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore.
Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij. Natyrisht kjo është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosjeje”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha tha se Rama ka shkelur Kushtetutën, duke përdorur fondin e emergjencës për koncertin e Kanye West, që, sipas tij, njihet vetëm për lobingje.
“Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, absolutisht antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjence, urgjenca dhe raste tepër të veçantë, këtë fond Edi Rama e ndan me Kanye West, një këngëtar i mirënjohur, vetëm e vetëm për lobingje të tij.
Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo paratë e rezervës së Këshillit të Ministrave. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë. Vetëm ai që nuk ka asnjë interes të shtetit ligjor apo interes kombëtar. Ka vetëm interesa personale.
Me një grusht servilësh të inkriminuar ministra, të cilët nuk duhet të pranonin kurrë të bëheshin bashkëautorë në këtë krim, por të dashur qytetarë u rikujtoj se ky, po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar pagoi në maj të vitit 2025, 7 milionë euro organizatës private Giro D’Italia, për të zhvilluar garën në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën”, tha Berisha. /CNA
Prokuroria e Fierit ka vendosur masat e sigurisë për tri v...
Një numër i madh restorantesh, hotelesh dhe biznesesh në t...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stadiumi i përfu...
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për vitin ...
Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, në një postim në rrjet...
Ditën e sotme në Kashar do të mbahet koncerti i Kanye West...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Në fjalimet e protestës para Kryeministrisë u dallua edhe ...
Qytetarët mbërritën sot me marshim para godinës së Kryemin...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të premte në Tiran...
Këngëtari i i njohur, Frederik Ndoci, ndau sot një anë të ...
Qindra mijëra qytetarë po ndajnë thirrjet e tyre ndaj poli...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar edhe këtë të premte në...
Një zjarr ka shpërthyer këtë të premte në lagjen nr. 3 të ...
Kjo e premte shënon ditën e 41-të të protestës qytetare ku...
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka zbuluar një nismë ...
Gazetari Mentor Kikia ngriti sot një shqetësim lidhur me ç...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se protesta qytetare kundër q...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Fanit në Mirditë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia kreu sot një sulm të ri masiv me raketa dhe dronë nd...
Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetori...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shërbimet e emergjencës në juglindje të Spanjës vijojnë pë...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...