"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të ndërpresë çdo komunikim parlamentar me mazhorancën, pasi, sipas tij, nuk po respektohen palët.
Në një lidhje me "Syri TV", Muçollari foli edhe lidhur me protestën kombëtare që opozita ka njoftuar se do të mbajë më 22 dhjetor.
Ai bëri me dije se në protestë do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie të përkohshme ose teknike, e cila, sipas tij, do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, këto ishin dy vendimet kryesore që u morën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
“Pikërisht pra, pas lojës së mazhorancës me çështjen e Avokatit të Popullit, opozita është e detyruar të ndërpresë çdo lloj marrëdhënie, për sa kohë nuk ka një vullnet të qartë të funksionimit të Parlamentit, i cili do të ishte një respekt reciprok i të drejtave të opozitës.
Nga krahu i mazhorancës nuk ekziston një vullnet i tillë dhe për sa kohë nuk ekziston një vullnet i tillë, dhe e treguar më së miri edhe me zgjedhjen në mënyrë të njëanshme të Avokatit të Popullit, atëherë opozitës nuk i ngelet gjë tjetër përveçse të mos hyjë në diskutime, pasi nuk e ka qëllimin mazhoranca që të ketë diskutime në mënyrën se si do të funksionojë një Parlament për sa i përket së drejtës së opozitës dhe së drejtës dhe të fjalës së lirë apo së drejtës për të vendosur dhe komisione bipartizane, së drejtës për t'i dhënë opozitës atë e cila ka ndodhur shpeshherë, sepse si çështja e Avokatit të Popullit apo të themi drejtuesit e Këshillit të Mediave janë zgjedhur dhe janë propozuar nga opozita.
Kështu që nuk kam më asnjë arsye pse opozita duhet të besojë në një vullnet që Parlamenti të funksionojë duke respektuar, le të themi, palët. Kjo gjë nuk po funksionon. Parlamenti tashmë ka rënë. Kështu që opozita ka marrë një vendim që do të ndërpresë çdo lloj komunikimi parlamentar me mazhorancën.
Përtej kësaj, vendimi tjetër po aq i rëndësishëm ishte fillimi i protestës dhe fillimi i një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor me qëllimin e vetëm dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie të përkohshme ose krijimin e një qeverie teknike, e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këto dy ishin vendimet kryesore dhe ky ishte thelbi dhe diskutimi kryesor i vendimit politik të kryesisë. Por përtej kësaj kuptohet që, me sa duket, portaleve dhe mediave më shumë u kanë bërë interes diskutimet e brendshme, të cilat kanë të bëjnë me organizimin, por pse jo edhe me debatet brenda Partisë Demokratike, por nuk janë vendimet politike të partisë, domethënë nuk janë vendime, të cilat unë mendoj, mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare.
Protestat, siç unë e mendoj, dhe besoj pjesa më e madhe e opinionit vendas dhe po edhe njerëzit që i shërbejnë demokracisë, është protesta që i shërbejnë një shoqërie, e forcojnë. Problemi është që shoqëria jonë ka arritur në atë pikën ku gjithë përgjegjësia e protestave dhe gjithë përgjegjësia e reagimit, i cili nuk do të ishte në këtë formë, i është lënë opozitës.
Opozita ka për detyrë të gjendet aty ku shkelen të drejtat themelore, aty ku shkelen parimet bazë dhe patjetër që në rastin konkret bëhet fjalë për shkelje të ndara të ndërhyrjes së kryeministrit në sistemin e drejtësisë, po le të themi të rënies së aspektit moral të qeverisë, përtej aspektit ligjor që duhet të kishte rënë me kohë. Bëhet fjalë për, kemi të bëjmë me një qeveri që tashmë po ndër, ka ndërhyrë dhe gjithmonë e më shumë i ka shtrirë tentakulat e saj në të gjitha institucionet e vendit”, tha Muçollari. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në dekl...
Një nga gjërat më qesharake të procesit të kryebashkiakut ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maqe...
Në dhjetor të vitit 2004, policia italiane arrestoi tre pe...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Gazetari Çim Peka është shprehur mbrëmjen e sotme se Ervin...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të fundi...
Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit de...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar lidhur me deklaratat...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në T...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Famullia e Shkodrës ka ndezur dritat festive, duke sjellë ...
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në podcastin e tij “Flasim”...
Qarkullimi në aksin Qafë Plloçë-Qukës vazhdon normalisht d...
Kryeminsitri Edi Rama ndau sot një episod të ndodhur në am...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot qëndrimin e tij, pas ve...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë nje mesazh lidhur me zgjedh...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet dhe konsidera...
Aksi Kakavijë-Janinë do jetë edhe sot pjesërisht i bllokua...
Jamarbër Malltezi ka ndarë sot një dokument të vjetër, në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...