
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në podcastin e tij “Flasim” në një sërë çështjesh me rëndësi për javën që po lëmë pas.
Rama u ndal te roli i institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht Prokurorisë së Posaçme, pas zgjedhjes së kreut të ri të saj Klodjan Braho, lidhur me trajtimin e çështjeve, për të cilat u shpreh se nuk duhet të maskohen përmes statistikave nga ‘thesi i madh’ për atë që quajti si nenin e ‘mjegullt’ të shpërdorimit të detyrës.
“Lufta kundër korrupsionit, e cila nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni (SPAK-ut), nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës, për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-se, pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore”,-u shpreh Rama.
E teksa kryeministri Edi Rama përmend shpërdorimin e detyrës, rasti më bujshëm i këtij viti lidhet me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka të provuar me një vendim tjetër gjykate shpërdorimin e detyrës, por ka edhe 12 akuza të tjera.
Janë me dhjetëra raste të shpërdorimit të detyrës të hetuara nga SPAK. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj e ka këtë akuzë. Është akuza e tij e trembëdhjetë. Në fakt është ligji që e parashikon dhe ligjin e ka bërë Kuvendi, bashkë me Kodin Penal. SPAK dhe prokurorët nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër, thjesht dhe vetëm do ta zbatojnë.
Shpërdorimi i detyrës nga Erion Veliaj është një akuzë e ngritur jo sipas ndonjë hetimi të madh të prokurorëve, por është gjetur gati me vendim gjykate. Për atë që nuk e di, Erion Veliaj ka pasur një përballje në Gjykatën Administrative të Tiranës, për ndërtimin e një rruge që shkonte në pronat e Ajolës, bashkëshortes së tij, ankimuar nga Vlima Rakipi, e cila është dhe studio ligjore që ka bërë mbrojtjen në shumë seanca të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pra kryebashkiaku Veliaj ka një akuzë në SPAK për shpërdorim detyre, si pasojë e një kallëzimi të bërë nga studioja ligjore, që tashmë e mbron në GJKKO. Kjo është e vërteta e shpërdorimit të detyrës.
Në fakt, Rama ka shqetësim shpërdorimin e detyrës, jo vetëm në lidhje me Veliajn, por edhe me zyrtarë të tjerë. Dhe në Bashkimin Europian shpërdorimi i detyrës ka të tjera qasje, ndryshe nga Kodi Penal shqiptar. Por, në rastin e Erion Veliajt, shpërdorimi i detyrës është i provuar me një vendim gjykate paraprak. Është krejtësisht ndryshe nga rastet e tjera.
Dhe në qoftë se Kryeministri kërkon të zbatohen direktivat e BE-së dhe të rregullohet çështja e akuzës për shpërdorim detyre, këtë e ka në dorë. Ka një mazhorancë kushtetuese. Kodi Penal po diskutohet. Mund të korrigjohet, mund të rregullohet, të vendoset në Kodin e ri Penal dhe pastaj, pasi e miraton Parlamenti, ta zbatojnë prokurorët dhe gjykatat. Prokurori kur ngre akuzën dhe gjykata kur jep vendimin.
Por, sido që të sillet Kryeministri dhe çfarëdo që të kërkojë: së pari, përgjegjësia fillon tek ai; dhe së dyti, kurdo që ta miratojë, shpërdorimi i detyrës nuk ka fuqi prapavepruese.
Pra, deri në ditën që do të kemi një kod të ri penal me nenin e shpërdorimit të detyrës të ndryshuar, deri atëherë do të zbatohet ligji ashtu siç është. Kryeministri nuk i ndihmon dot, as Erion Veliajn, as zyrtarët e tjerë, duke kërkuar që të tejkalohet ligji. Pra, meqënëse orienton Bashkimi Europian, të mos zbatohet ligji. Jo, është shumë e thjeshtë: korrigjoni ligjin, bëjeni me standardet e Bashkimit Europian dhe më pas ai të zbatohet.
Nuk mund të ketë dy standarde për zbatimin e ligjit, ashtu siç kërkohet shpesh për rastin Veliaj.
Një standard meqënëse është Erioni dhe Kryetar Bashkie, dhe një standard për qytetarët e thjeshtë. Ligji është një, një dhe vetëm një, për çdo zyrtar dhe për çdo njeri që duhet të zbatojë detyrat e shtetit./CNA
Qarkullimi në aksin Qafë Plloçë-Qukës vazhdon normalisht d...
Kryeminsitri Edi Rama ndau sot një episod të ndodhur në am...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot qëndrimin e tij, pas ve...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë nje mesazh lidhur me zgjedh...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet dhe konsidera...
Aksi Kakavijë-Janinë do jetë edhe sot pjesërisht i bllokua...
Jamarbër Malltezi ka ndarë sot një dokument të vjetër, në ...
Ky gadishull shqiptar fsheh mozaikë bizantinë, nën një mbu...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se pika fundore e trajti...
Rikonstruksioni i Qendrës Komunitare Kulturore “Dhimitër O...
Një protestë e madhe mbarëkombëtare, në përkrahje të luftë...
35 vite më parë Shkodra u bë qyteti i parë që rrëzoi busti...
Zgjedhja e Endrit Shabanit në postin e Avokatit të Populli...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Ish-presidenti Bamir Topi u paraqit pak ditë më parë në Pr...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrr...
Endrit Shabani, u votua në seancën e kaluar plenare si Avo...
Avokati Erald Aga ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese kërkes...
Vogëlushja Kroni Pula, që interpreton këngën “Fruta Perime...
Pas talljeS me kandidatët në garë për Avokat i Popullit, “...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...