
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin publik. Kaluan plot 16 ditë dhe nuk e kanë nxjerrë dokumentin me firmën e Ols Dados që sipas pretendimeve të tyre ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut për kërkesën e bërë nga prokurori.
Në datën 18 gusht, Erion Veliaj iu drejtua gjykatës me një dokument me 175 pika në 77 faqe pa firmë për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale.
Sot jemi në ditën e 16-të dhe Erion Veliaj e Mero Baze nuk e kanë publikuar ende dokumentin e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi pjesën me leje dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës).
Qëndrimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Qëndrimi i Erion Veliajt
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Kanë kaluar 16 ditë dhe pretendimet e Veliajt dhe Mero Bazes nuk kanë asnjë bazë, pasi nuk kanë as dokumentin me firmën e prokurorit, që, sipas tyre, ka kërkuar shtesë, dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut që thotë se Ols Dado po “hakmerret” ndaj tij për këtë shkak./ CNA
Përfundojnë homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti. Pë...
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, më da...
Familjarë, miq, të afërm, figurat më të larta të politikës...
Aksioni i tatimorëve për formalizimin e tregtimit të produ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, merr pjesë n...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në homazhet në nder të re...
Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet për ish-drejtorin e ...
Në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ja...
Këshilli i Ministrave shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtar...
Sot në orën 10:00, në hollin e Teatrit të Operës dhe Balet...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) p...
Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësj...
Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, hyn në ...
Një vatër zjarri ka nisur këtë të hënë në zonën e Bërdicës...
Nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraj...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh këtë t...
Një ndërtesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme n...
Është emëruar shefi i ri i komisariatit të Policisë Rrugor...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, vajza e regjisor...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...