Vjeshtë me oferta marramendëse/ Rezervoni udhëtimin tuaj me paketat më të mira në “Fiori Travel & Tours”
Ndonëse vera ka përfunduar, ditët e ngrohta të vjeshtës ju...

Një platformë mediatike online ka bërë sot publike, pas gjurmimeve dhe hetimeve që gazetarët e saj kanë kryer në aplikacionin “Telegram” për grupe të pedofilëve dhe të grabitqarëve seksualë, të cilët shpërndanin materiale me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në një apo disa kanale të Telegram-it.
Sipas platformës, imazhet i përkasin fëmijëve, të cilët janë dhunuar seksualisht në Shqipëri dhe më pas materialet e janë shpërndarë në internet si trofe ndërmjet të rriturve.
Platforma Kombëtare për Sigurinë në Internet (iSIGURT.al) dhe Qendra për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) kanë ngritur alarmin lidhur me këto imazhe.
iSIGURT.al dhe CRCA/ECPAT Shqipëri janë seriozisht të shqetësuara jo vetëm për përhapjen masive të dhunës seksuale në internet dhe bën thirrje të fortë që autoritetet të zgjohen nga gjumi.
Pjesë nga deklarata:
Kjo nuk është hera e parë që platforma apo aplikacione globale në internet përdoren për të shpërndarë materiale me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Vetëm një muaj më parë në të njëjtën platformë, iSIGURT.al - Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët, ndeshi probleme serioze në lidhje me një ngjarje të përafërt me këtë të raportuar sot.
iSIGURT.al dhe CRCA/ECPAT Shqipëri janë seriozisht të shqetësuara jo vetëm për përhapjen masive të dhunës seksuale në internet ndaj fëmijëve dhe të shpërndarjes së materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, por mbi të gjitha mbi mungesën e masave nga ana e autoriteteve përgjegjëse në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët gjatë navigimit të tyre në internet. Të dhënat më të fundit në nivel global, europian dhe kombëtar tregojnë se:
Të paktën 15 mijë profile dhe faqe në Shqipëri u raportuan gjatë vitit 2022 si faqe / profile që përmbajnë materiale me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve (NCMEC Tipline Report / Raporti Kombëtar për Sigurinë në Internet – iSIGURT.al;)
Çdo sekondë, të paktën 2 imazhe me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, shpërndahen në internet. Pas çdo imazhi nuk duhet harruar që qëndron një fëmijë që ka përjetuar apo ende përjeton dhunën seksuale. (NCMEC)
Vetëm gjatë vitit 2022, materialet me përmbajtjen më të rëndë të dhunës seksuale ndaj fëmijëve u hodhën në internet si asnjëherë më parë. 40% e këtyre materialeve tregojnë një fëmijë nën moshën 10 vjeç (Internet Ëatch Foundation).
Ndërkohë që të gjitha vendet europiane janë duke marr masa drastike për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimin seksual në internet, autoritetet në vend, por edhe prindërit, janë tërësisht të pandërgjegjësuar për krimet që fëmijët në Shqipëri ndeshin çdo ditë në internet. Pranë i SIGURT çdo ditë raportohen të paktën 2-3 kërkesa për mbyllje faqesh apo profilesh në gjuhën shqipe me përmbajtje të bulizmit ekstrem apo dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Ne sot kemi një thirrje të hapur për çdo institucion përgjegjës dhe çdo prind në Shqipëri:
ÇOHUNI NGA GJUMI!
Pedofilët dhe grabitqarët seksualë në internet çdo sekondë, minutë, orë apo ditë, janë duke piketuar fëmijët -viktima të dhunës seksuale, apo duke shpërndarë materialet e abuzimit seksual të këtyre fëmijëve! Kjo sepse ligji Shqiptar i ka lejuar dhe i lejon që ata të dhunojnë seksualisht në internet çdo viktimë të mundshme!
Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët dhe CRCA/ECPAT Shqipëri nëpërmjet kësaj deklarate publike, i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse në vend që urgjentisht të adresojnë mbrojtjen me ligj të fëmijëve të fëmijëve nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë në internet. Po në këtë kuadër, ne rekomandojmë marrjen e masave të mëposhtme:
1. Akesi në materiale pornografike të bëhet vetëm nëpërmjet kartës së identitetit dhe vetëm për personat mbi 18 vjeç;
2. Të gjitha platformat në gjuhën shqipe dhe të regjistruara në Shqipëri (sociale, chat, lojëra, mediatike etj), t’ju caktohet detyrimi ligjor për bllokimin, heqjen dhe raportimin e detyrueshëm në organet ligj-zbatuese, kur përdoruesit e tyre hedhin materiale me përmbajtje të dhunës ekstreme apo me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Po ashtu të gjitha platformat dhe faqet në internet duhet të kenë një formular ankese standard për të raportuar incidentet që fëmijët mund të ndeshin në këto faqe.
3. Të gjitha platformat ndërkombëtare, që nuk janë të regjistruara në Shqipëri, të detyrohen me ligj të caktojnë një pikë kontakti (në Shqipëri) që vepron si përgjegjëse për të trajtuar raportet e incidenteve online për fëmijët që vizitojnë apo përdorin platformën e tyre.
4. Të gjithë së bashku, institucione, OSHC, prindër, industri e internetit dhe platforma mediatike, të krijojmë një Pakt Kombëtar kundër dhunës seksuale ndaj Fëmijëve në internet dhe në jetën reale, që adreson nevojën për ligje, politika, standarte, shërbime dhe kurikula të reja për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale në internet dhe në jetën e përditshme.
Ne jemi në dispozicion të autoriteteve qendrore dhe atyre të sigurisë kibernetike për të ndarë ekspertizën tonë më të mirë në mbrojtje të fëmijëve, së bashku me partnerët tanë në vendet e Bashkimit Europian.
Ndonëse vera ka përfunduar, ditët e ngrohta të vjeshtës ju...
Trupa e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka dalë me një...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspekti...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentu...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur p...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka dek...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në fjalën e tij në ko...
Analisti Artur Zheji, ndoshta për shkak të moshës apo ...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjit...
Kryeministri Edi Rama shquhet për mënyrën e tij të zgj...
Të premten është paraqitur në SPAK, bashkëshorti i ish-min...
Ministri serb Ivica Dacic ka bojkotuar foton familjare...
Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet ndaj ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg avokatin Alban Bengas...
Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat duke shprehur ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e fëmijës 3-vje...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka folur për rastin e ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që...
Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në hori...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...