"KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës"/ Abazoviç merr në mbrojtje Ramën
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentu...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimin tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, (dhoma civile) dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, për periudhën 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022.
Ky inspektim është pjesë e planit të Inspektimeve të ILD-së për vitin 2023, në ushtrim të funksionit të kryerjes së inspektimeve institucionale e tematike mbi çdo aspekt të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së Prokurorisë.
Nga inspektimi ka rezultuar se në periudhën e inspektimit shtator-dhjetor 2022, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 93.5% e totalit të vendimeve të shpallura janë arsyetuar dhe depozituar në sekretari brenda afatit ligjor 7 ditor. Vendime të tjera janë dorëzuar brenda 10, 18 ditëve dhe 1 vendim është dorëzuar brenda 107 ditëve.
Nga inspektimi tematik në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, rezulton se numri total i cështjeve në këtë Gjykatë për vitin 2020 është 34 382 cështje. Gjykata ka 39 gjyqtarë nga 76 të parashikuar në dekret. Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë është 1361 cështje në vit. Në periudhën e verifikuar 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022, rezulton se në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë janë dorëzuar 1631 vendime brenda afatit 20 ditor, ndërsa jashtë afatit janë 981 vendime.
Pra konstatohet se pavarësisht afateve të parashikuara në ligjin procedural civil (neni 308 i KPC), këto afate në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar me rigorozitet nga ana e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Megjithate, Inspektori i Larte i Drejtësisë, cmon se duke patur parasysh vakancat e theksuara (jashtë të zakonshmes), të gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e madh të çështjeve në pritje për t’u shqyrtuar, duhet të tregohet një qasje sa më e kujdesshme. Ngarkesa në punë që shoqëron sot magjistratët, edhe për shkak të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një kriter objektiv, që mbahet parasysh me numrin total të çështjeve civile dhe kohën e nevojshme për të arsyetuar vendimet gjyqësore të dhëna.
Në konsideratë të sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson, se jo në çdo rast, mosrespektimi i afateve të përcaktuara nga ana e legjislacionit procedural dhe në mënyrë të veçantë, afatet e parashikuara për të dorëzuar brenda një afati të arsyeshëm vendimet e arsyetuara, do të konsiderohen si shkelje e mundshme displinore. Që këto shkelje të konsiderohen si të tilla, duhet të ketë një mungesë kujdesi dhe operativiteti, neglizhencë apo mungese aftësie profesionale, të tilla që kalojnë “kufirin e të arsyeshmes” dhe që një sjellje e tillë nuk mund të justifikohet nga ana e magjistratit. Vonesa në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve përbën shkelje disiplinore gjithashtu kur përbën rast përsëritës, të rëndë dhe të pajustifikuar, si dhe kur nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë situate, që është jashtë kontrollit të magjistratit dhe që mund të lidhet me mosfunksionimin e sistemit gjyqësor.
Në këtë kuadër, për të arritur në konkluzionin, nëse nga ana e magjistratëve janë ndërmarrë veprime/mosveprime, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore apo veprimi/mosveprimi
lidhet me veprimtarinë e tyre profesionale, duhet të analizohen rast pas rasti, nëpërmjet një procesi verifikimi apo hetimi displinor, të gjitha rastet ku afati i arsyetimit dhe dorëzimit të vendimit gjyqësor tejkalon afatin, i cili konsierohet si një “kohë e arsyeshme”, që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës të dorëzojë vendimin përfundimtar të arsyetuar.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se 89 % e vendimeve janë dorëzuar brenda afatit 120 ditor, duke u konsideruar kështu në shumicën e rasteve, si koha e arsyeshme, që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës, të dorëzojë vendimin përfundimtar të arsyetuar. Pra, vetëm për Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vetëm për periudhën e inspektimit, 1 shtator deri në 31 dhjetor 2022, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se për efekt të vlerësimit, nëse ka shkelje disiplinore, koha e arsyeshme që i nevojitet gjyqtarit/gjykatës të dorezoje vendimin përfundimtar të arsyetuar, është 120 ditë.
Bazuar në këtë arsyetim dhe analizë, në raportin e inspektimit rekomandohet:
Fillimi i verifikimeve në kuadër të ligjit me nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të konstatuar nëse ka fakte të mjaftueshme për fillimin e hetimit disiplinor:
– për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për vendimin e shpallur, i cili është depozituar i arsyetuar në sekretari brenda 107 ditëve nga shpallja;
– për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të dorëzuara të arsyetuara në sekretari pas 120 ditëve nga shpallja
– dhe për magjistrat gjyqtar të Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendimet e shpallura e të pa dorëzuara në sekretari deri në datën 15.05.2023. / CNA
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentu...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur p...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka dek...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në fjalën e tij në ko...
Analisti Artur Zheji, ndoshta për shkak të moshës apo ...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjit...
Kryeministri Edi Rama shquhet për mënyrën e tij të zgj...
Të premten është paraqitur në SPAK, bashkëshorti i ish-min...
Ministri serb Ivica Dacic ka bojkotuar foton familjare...
Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet ndaj ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg avokatin Alban Bengas...
Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat duke shprehur ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e fëmijës 3-vje...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka folur për rastin e ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që...
Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në hori...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e...
Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë t...
Së shpejti, fillon transmetimin emisioni më i ri në City N...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...