web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagoi 120 mijë euro Dumanin për t’i vrarë ish-gruan/ Apeli i GJKKO-së lë në burg avokatin

6 Tetor 2023, 10:09, Aktualitet CNA
Pagoi 120 mijë euro Dumanin për t’i vrarë ish-gruan/ Apeli
Foto ilustruese

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, emri i të cilit ka dalë nga dosja "Plumbi i Artë", ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka rrëfyer se avokati i ka paguar 120 mijë për të vrarë ish-gruan.

Alban Bengasi është një ish-efektiv policie dhe avokat, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e grupeve kriminale.

Emri i tij u përmend para hetuesve nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, duke krijuar dyshime se ka bashkëpunuar me banda kriminale.

Bengasi akuzohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve te personat që nuk kishte asnjë lidhje.

Po ashtu, Bengasi dyshohet se ka urdhëruar grupe kriminale që të hedhin në erë makinën e ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të.

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, avokati kishte ofruar para për dëmtimin fizik të gruas e më pas i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej, duke pretenduar për tradhti nga ana e saj.

Dumani ka treguar se ai nuk e kishte marrë përsipër këtë punë, pasi nuk rrihte gra, duke ia kaluar atë Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.

Historia e konfliktit mes Bengasit dhe ish-gruas së tij është denoncuar edhe më parë në emisionin investigativ “Stop”.

Konflikti mes Bengasit dhe ish-gruas së tij kishte degraduar deri në dhunë fizike dhe ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, Alban Bengasi ka qenë edhe avokat i vëllezërve Fredi dhe Pajtim Rrushindaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq të arrestuar në Tiranë, Ervin Matës, si dhe i disa anëtarëve të tjerë të grupeve kriminale.

Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi në Tiranë, pranë stadiumit “Dinamo”./ CNA





Lajmet e fundit nga