Nesër votohet për Kosovën/ Luan Baçi thirrje Nikollës për pjesëmarrje të 8 deputetëve të përjashtuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë th...

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli në akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion në zgjedhje, Fredi Beleri ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të bashkisë në detyrë, Jorgo Goro.
Në një deklaratë të tijën, Beleri shprehet se po të kesh kontakte me kryetarin në detyrë të Himarës, bëhesh me pronë.
Beleri e akuzon Goron pasi sipas tij ai i ka dhënë tokë në Himarë një banori në Gramsh.
“Siç po rezulton së fundmi, nga provat gjithnjë e më të shpeshta, po të kesh “kontakte “ me ish kryetarin e bashkisë Himarë akoma në detyrë, bëhesh me pronë në Himarë. Ky është realiteti dhe fakti ulëritës që çdo ditë e më shumë po del hapur në dritën e diellit, dëshmi pas dëshmie. Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit vendoset edhe çmimi. Kjo është oferta “Rilindase” që ka pasur për 12 vjet rresht partia Solcialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro.
Rezulton pronar i një pyllli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari ynë.
Himariotët i thanë jo kësaj oferte dhe do vazhdojnë t’i thonë jo edhe në vazhdim! Cdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë.
Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!
I bëjmë thirrje gjithë bashkëqytetarëve tanë, të vijnë e të denoncojnë cdo rast të abuzimit me pronat pranë zyrave të OMONIA Himarë. Unë jam sot i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin!
Ju më keni ngarkuar këtë detyrë dhe mision historik në mbrojtje të pronës dhe të të drejtave tuaja, mision të cilin do ta përmbush me përkushtimin më të madh! Ndërkohë që ndaj meje zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuar, hajdutët e pronave vijojnë të ndërtojnë pa leje, të grabisin tokat e gjyshërve tuaj, t’i shesin ato dhe të marrin paratë e korrupsionit dhjetëravjecar me bekimin dhe mbrojtjen e pushtetit!
Ping pongu juridik i kompetencave të moskompetencës nga drejtësia pa drejtësi qëllimisht po më mban larg zyrës së bashkisë Himarë. Pavarësisht nga kjo, ju garantoj se cdo rast abuzimi dhe vjedhje do të shkojë përpara drejtësisë! Unë personalisht do të denoncoj në vijim cdo rast të konstatuar të falsifikimit të pronave dhe vjedhjeve prej bandës që vazhdon të mbajë të urzupuar bashkinë Himarë!
HIMARA JENI JU !
FREDI BELERI”, thuhet në deklaratën e Belerit./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë th...
Sot në “Opinion” me Blendi Fevziun është transmetuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se ndë...
Vendimi i Komisionit për konfirmimin gjyqtarit të Tira...
Ish drejtori i Policisë, Shemsi Prençi ka komentuar op...
Gazetari Arian Çani ka zbuluar lojën e kryeministrit E...
David Tërshana është një shtetas shqiptar që jeton në ...
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për një projekt-re...
Ervin Hodo është larguar nga detyra e tij si drejtor i Pol...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të mëdh...
Një 17-vjeçar është kapur dhe shoqëruar në Polici pasi...
Pas denoncimeve në media dhe nga CNA lidhur me problematik...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë bllof deputetët socialistë ...
Policia e Shtetit ka bërë me dije një serë rregullash ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje SPAK-ut që hetim...
Ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj në një intervi...
Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri TV me Sonil...
Gazetari Elvi Fundo vijon të denoncojë aferën e shekullit,...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se individë dhe deput...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...