web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër votohet për Kosovën/ Luan Baçi thirrje Nikollës për pjesëmarrje të 8 deputetëve të përjashtuar

11 Tetor 2023, 22:52, Aktualitet CNA
Nesër votohet për Kosovën/ Luan Baçi thirrje Nikollës
Luan Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë thirrje kryetares së kuvendit Lindita Nikolla që të mos zbatojë nesër vendimin për përjashtimin e 8 deputetëve nga parlamenti pasi nesër do të miratohet Rezoluta për Kosovën.

Baçi kërkon që tu jepet mundësia deputetëve për të votojnë në mbështeje të kosovës në këtë votim historik.

Ai kërkon që vendimi për përjashtimin e deputetëve të shtyhet për një moment të dytë.

Tetë deputetë të opozitës janë përjashtuar për një periudhë 10 ditore nga Parlamenti pasi në seancën e kaluar plenare bllokuan foltore.

Postimi i plotë:

Thirrje per kryetaren e kuvendit zj Lindita Nikolla!

Neser parlamenti mblidhet ne nje seance te posaçme, per nje çeshtje me rendesi te veçante, madje historike do ta quaja!

Megjithese me shume vonese dhe e pajustifikueshme kjo zvarritje, ne nje kohe kur SHBA dhe BE jane shprehur qarte per kete problem dhe kur vet Kosova ka miratuar qartesisht qendrimin e saj, prej kohesh tashme, perseri e gjej me vend te them, se konsesusi i arrijtur per nje rezolute te perbashket eshte per tu pershendetur dhe vleresuar!

Vlen te theksohet se konsesusi eshte si rezultat i kembenguljes se opozites, per te miratuar dhe mbeshtetur rezoluten e Kosoves, pa nderhyrje dhe qe ne fakt ishte e njejte me projekt rezoluten e partise demokratike, ndryshe nga projektrezoluta e partise socialiste, qe kishte disa pika te njejta me propozimet e qeverrise Serbe, si rezultat kjo i qendrimeve publike te Rames, te njejta me qendrimet e Vuçiçit!

Gjithesesi, neser ne nje seance te posaçme, me nje votim historik ne mbeshtetje te Kosoves, nuk do te jene te pranishem 140 deputet te parlamentit shqiptare!

8 deputet me urdher te Rames dhe paterices se tij, me nje vendim absurd dhe hakmarres, nuk do te jene pjese e ketij votimi!

I kerkoj kryetares se kuvendit, te anulloj vendimin e perjashtimit te 8 deputeteve, per nje raste te till, shume me te rendesishem se plotesimi i egos dhe ambicies hakmarrse te Rames!

Na jepni mundesine te japim voten tone ne mbeshtetje te Kossoves!

Shtyjeni vendimin e perjashtimit te 8 deputeteve dhe aplikojeni ne nje kohe te dyte denimin qe na keni dhene, qofte edhe duke na i dyfishuar denimin, do ta pranojme, bejeni si te doni, siç e keni bere gjithemon, por tregoni njehere te vetme, qe jeni te pergjegjshem dhe vendosni interesin kombetare para interesave te vogla tuaja, partiake!/ CNA





Lajmet e fundit nga