LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA e paralajmëroi/ Arrestohet Safet Gjici

24 Qershor 2023, 18:39, Aktualitet CNA

CNA e paralajmëroi/ Arrestohet Safet Gjici

Policia ka arrestuar Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit.

Gjici akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Arrestimi i tij është bërë për llogari të SPAK-ut, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit.

Vënia e Gjicit në pranga ishte paralajmëruar më parë nga CNA. Burime zyrtare nga SPAK-u i thanë CNA-së se Safet Gjici rrezikon më shumë se 10 vite burg për “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, etj.

Kujtojmë se më 16 qershor, në rrjetet sociale u publikua një video, ku Gjici, së bashku me shtetasen Alma K., kryenin akt seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

CNA zbuloi se Alma K. kishte një aktivitet për mbrojtjen e kafshëve dhe në zyrën e Safet Gjicit kishte shkuar të dorëzonte një projekt për të marrë fonde.

Ky hulumtim i CNA u konfirmua edhe nga videoja e plotë, e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Në video shihej se si pas aktit seksual, Gjici bisedonte me Alma K. për tenderin e qenve të rrugës dhe udhëzonte nënkryetarin Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin.

Më pas, vajza shkonte në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Granit Gjana dhe merrte udhëzimet për dokumentat që duhen, dorëzonte letrat dhe në fund largohej nga ndërtesa e Bashkisë së Kukësit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga