web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni për hapësirat publike/ Teliti: Tirana është parajsë e paligjshmërisë

10 Korrik 2025, 17:18, Aktualitet CNA

Aksioni për hapësirat publike/ Teliti: Tirana është

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar sot lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Theth.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shprehet se Tirana është kthyer në parajsë të paligjshmërisë, pasi ndërtuesit e paligjshëm, me shpatulla të ngrohta nga pushteti, jo vetëm që falen, por shpërblehen me legalizime dhe tendera publikë.

Teliti shton se qytetarët duhet të kërkojnë llogari për çdo ndërtim e pallat pa leje në Tiranë, pasi Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e të gjithëve.

“TIRANA PARAJSË E PALIGJSHMËRISË, THETHI FERRI I PADREJTËSISË!
Kjo është Shqipëria e dy standardeve, e hipokrizisë dhe e padrejtësisë!
Në Tiranë ndërtuesit e paligjshëm, me shpatulla të ngrohta nga pushteti, jo vetëm që falen, por shpërblehen me legalizime dhe tendera publik. Pallatet e tyre pa leje apo shtesat shumëkatëshe pa leje mbi kullat e kryeqytetit janë monumente të klientelizmit dhe korrupsionit. Ligji për ta është një fletë letre pa vlerë, një mjet për të pastruar paratë dhe për të pasuruar një grusht njerëzish.
Ndërkohë, në thellësi të Thethit, zemrës së virgjër të Alpeve, fadromat shkatërrojnë shtëpizat e drurit të ndërtuara me “bekimin e shtetit dhe politikës” në tokat e stërgjyshërve të tyre.
Banorët e thjeshtë të Thethit, ata që ngritën në pedestal turizmin shqiptar, ata që ruajnë identitetin dhe bukurinë e paprekur të vendit, trajtohen si pengesë, si “armiq” të një “zhvillimi” që u shërben vetëm interesave të errëta.
Ligji, i cili fle gjumë të thellë për abuzuesit e Tiranës, zgjohet me egërsi për të shkatërruar pronën dhe jetën e njerëzve të zakonshëm në malësi të vendit.
Ky kontrast është i patolerueshëm!
Të kërkojmë llogari për çdo ndërtim/pallat pa leje në Tiranë dhe për çdo shtëpizë të shkatërruar në Theth. Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e të gjithëve!”,-shkruan Teliti./CNA

 





Lajmet e fundit nga