web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit për trafik kokaine nga Amerika Latine

10 Korrik 2025, 15:42, Aktualitet CNA

GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit për trafik kokaine nga

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e tre shtetasve të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga vendet e Amerikës Latine. GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Kërkesat për ndryshim mase u bënë nga të akuzuarit: Baki Huqi, Ismajl Abdurrahmani dhe  Aldi Zonja.

“Kërkuesi Baki Huqi me datë 08.04.2025, kërkuesi Ismajl Abdurrahmani me datë 15.04.2025 dhe kërkuesi Aldi Zonja me datë 11.04.2025, kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesat me objekt:

“Vlerësimi i kushteve të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Depozitimi i informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore”.

Në seancën gjyqësore të datës 17.04.2025 kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 215, datë 10.07.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Baki HUQI, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, me shtetësi ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Ismajl ABDURRAHMANI, i biri K. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, banues në ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje familjare ****, me ****, me kombësi ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  "Trafikimi i narkotikëve" kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a dhe "Kryerja e veprave penale nga Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Aldi ZONJA, i biri i A. dhe i A., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në adresën: ****, me shtetësi ****, me arsim ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar”,-shkruhet në njoftim./CNA

 





Lajmet e fundit nga