Ledio Braho votoi si përfaqësues i PL në KAS, a na e lexon dot Roland Bejko shpjegimin e asaj vote?
Këshilli i Ankesave dhe Sanksioneve është detyruar nga Kol...

Përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare në Shqipëri mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara në fushën e të drejtave të njeriut është prezantuar nga delegacioni shqiptar përgjatë punimeve të Sesionit të 94-t të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, mbajtur në Gjenevë, në datat 4-5 shtator.
Raporti i përbashkët i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si edhe i ministrive të linjës, nxori në pah disa nga nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të siguruar përmes teknologjisë më shumë mundësi, lehtësi dhe siguri për fëmijët dhe familjet, duke pasur në fokus edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në këtë drejtim, AKSHI do të përshtasë portalin qeveritar e-Albania në përputhje me standardet ndërkombëtare të qasjes në internet, për të siguruar akses të barabartë në shërbimet elektronike sociale për këtë kategori fëmijësh.
Në lidhje me ofrimin e të dhënave dhe shërbimeve sociale, AKSHI ka realizuar një transformim të rëndësishëm, duke implementuar Regjistrin Elektronik Kombëtar për Shërbimet Sociale. Ky digjitalizim ka ndihmuar në lehtësimin e proceseve administrative dhe e ka bërë më efikas marrjen e vendimeve.
E pranishme në këtë sesion, përfaqësuesja e AKSHI-t, Sonja Sinorukaj, Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet, theksoi rëndësinë e këtij digjitalizimi për ndihmën dhe mbështetjen e mëtejshme të fëmijëve dhe familjeve.
Në prezantimin e saj ajo renditi përfitimet e shumta të proceseve të digjitalizimit të shërbimeve sociale në Shqipëri, si:
Lehtësimi administrativ: Përdorimi i një platforme të integruar ka reduktuar barrën e dokumentacionit dhe ka lejuar punonjësit të fokusohen më shumë në ofrimin e kujdesit të nevojshëm për fëmijët dhe familjet.
Transparenca dhe përgjegjësia: Çdo detaj i ofrimit të shërbimeve regjistrohet sistematikisht, duke siguruar transparencë dhe përgjegjësi, çka ndihmon në parandalimin e rasteve të abuzimit.
Ndërveprimi dhe efikasiteti: Lidhja me regjistrat kombëtarë ka lehtësuar ndarjen dhe referencimin e të dhënave, duke përmirësuar ndarjen e burimeve dhe vendimet e bazuara në të dhënat reale.
Vlerësimi dhe ndjekja e progresit: Aftësia e sistemit për të prodhuar vlerësime dhe ndjekur progresin e planeve të trajtimit dhe kujdesit, ka ndihmuar në vlerësimin e efikasitetit të ndërhyrjes dhe sigurimin e ofrimit të kujdesit të duhur.
Inovacioni në mënyrën e ofrimit të shërbimeve sociale ka ndikuar pozitivisht në kujdesin ndaj fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri.Digjitalizimi i proceseve dhe qasja e bazuar në të dhëna kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe kanë shpërblyer përpjekjet e të gjithë atyre që janë angazhuar për të garantuar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në vendin tonë.
Ky sesion i Komitetit për të Drejtat e Fëmijës ka vënë edhe një herë më shumë theksin tek angazhimi i pandalur i qeverisë shqiptare për t’u shërbyer më mirë interesave e të drejtave të fëmijëve dhe familjeve./ CNA
Këshilli i Ankesave dhe Sanksioneve është detyruar nga Kol...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë sot para Gjy...
Avokati Alban Bengasi i shpallur në kërkim në kuadër të op...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shpr...
Shërbimi i përmbarimit shtetëror ka shfaqur vonesa të ...
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas përfundimit me sukse...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim mjaft t...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjyk...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në zgjedhjet e 14 m...
Deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në publikimin ...
Partia Demokratike ka finalizuar databazën e manipulimit t...
Ditën e sotme, datë 6 shtator, në mbledhjen e Komisionit p...
Deputetja Ina Zhupa i ka drejtuar gishtin ministres së Tur...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se ësh...
Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësi...
Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Pu...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Partia Demokratike ka finalizuar përmbledhjen e manipulime...
Lefter Maliqi thotë se Rilindja urbane u ka kushtuar qytet...
E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e I...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...