"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 13 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha, por në pak prej tyre situata po mbahet nën monitorim.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese.
Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
1. Qarku Vlorë.
Pas një pune të pandërprerë zjarri i rënë në një sipërfaqe me lisa, shkurre dhe ullinj, në fshatin Llaman, njësia administrative Himarë, Bashkia Himarë, u arrit të shuhej. Në operacion u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga shërbimi vendor i MZSH të Bashkisë Himarë, 3 forca policore, 13 forca bashkiake dhe 4 forca Shërbimi Pyjor. Shkaku i rënies së zjarrit është i papërcaktuar.
Po ashtu u arrit të shuhej edhe zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, Bashkia Selenicë si dhe vatra në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, Bashkia Vlorë.
2. Qarku Lezhë
Pas një pune të palodhur të forcave, u shua edhe vatra e zjarrit të rënë më datë 23.06.2025, në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me pyll lisi dhe shkurre. Zona po mbahet në monitorim.
3. Qarku Kukës
Edhe vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, Bashkia Kukës u shua plotësisht pas përpjekjeve të forcave, por zona po mbahet nën monitorim.
4. Qarku Tiranë
Një vatër zjarri e rënë dje, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, rreth orës 16:50, në fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë, u arrit të izolohej. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
5. Qarku Durrës
Është arritur të shuhet një vatër zjarri që ra pasditen e djeshme në një bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Borizanë, njësia administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Si pasojë, pati dëme në objekt dhe në bazën ushqimore. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Po ashtu u shua edhe vatra e zjarrit, në një sipërfaqe me hamullore, në fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, Bashkia Durrës.
6. Qarku Fier
Forcat e angazhuara në terren izoluan zjarrin e rënë dje rreth orës 17:05 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Sheqishtë, njësia administrative Zharrëz, Bashkia Patos.
7. Qarku Gjirokastër
Forcat operacionale punuan për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë dje rreth orës 20:40 në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri, Bashkia Gjirokastër.
8. Qarku Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit janë shuar vatrat; në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra; vatra ne një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në vendin e quajtur “Mali i Dukës”, njësia administrative Rrajcë, Bashkia Përrenjas.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar raste zjarri.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në Qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjera.
N? disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vet?m n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (JugLindje), Lezhë (Qendër), Durrës (VeriLindje), Tiranë (Jug), Elbasan (JugPerëndim), Gjirokastër(Veri) dhe Vlorë (Veri).
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët që të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri./CNA
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jama...
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turist...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një inte...
Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet ...
Janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Sipas IG...
BIRN ka raportuar se Erion Veliaj i ka shtuar mbrojtje...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të martë hapjen e ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidh...
Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifik...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Behar...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashiki...
Këtë të martë, Kryepiskopi Joan kryesoi kremtimin e lindje...
Matura shtetërore në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin...
Këtë të martë ka nisur seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pa...
Prokuroria e Posaçme merr të pandehur kreun e Prokurimeve ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg në total për ...
Afati për regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës ë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...