Paketa e Maleve, hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare
Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifik...

Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore –si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit.
Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllave celulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.
Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.
Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Në lartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosur antena nga operatorë të ndryshëm.
Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module të vendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbi performancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit të rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.
Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike.
Orientimi i saktë i antenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”
Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjo qasje inovative do të zvogëlojë nevojën për C2 General ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.
Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë. Në perspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t’iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve në festivale muzikore.
Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.
Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifik...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Behar...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashiki...
Këtë të martë, Kryepiskopi Joan kryesoi kremtimin e lindje...
Matura shtetërore në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin...
Këtë të martë ka nisur seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pa...
Prokuroria e Posaçme merr të pandehur kreun e Prokurimeve ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg në total për ...
Afati për regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës ë...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për publikimin ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Mbrëmjen e sotme përmes një lidhjeje në emisionin “Opinion...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët ameri...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbi luftën Izrael-Iran...
Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg autorin e vrasj...
SPAK-u ka shtyrë afatin për dorëzimin e dokumenteve nga ka...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...