
Ajola Xoxa, njësoj si bashkëshorti i saj i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka marrë në mbrojtje OJF-të përmes të cilave ka marrë qindra miliona lekë edhe përmes bekimit me fonde nga ana e Bashkisë Tiranë.
Faktet dhe provat janë të zbardhura në vendimin e gjykatës ku tregohet qartazi se si Ajola Xoxa ka përfituar përmes Organizatave Jofitimprurëse ku ndër to është edhe "Harabel".
Deklarata e plotë e Ajola Xoxës:
Në lidhje me HARABEL CONTEMPORARY
Një sqarim tjetër mbi “Harabelin”, që për disa paska qenë një grabitqar i madh.
Së pari, Harabel Contemporary nuk është një shoqëri tregtare (kompani), por është një Organizate Jofitimprurëse (OJF). Kjo, në bazë të ligjit shqiptar, do të thotë se Harabeli NUK ka pronarë dhe NUK gjeneron fitim dhe nëse në fund të vitit financiar në llogarinë e një OJF-je mbeten të holla, ato NUK shpërndahen dhe as transferohen, por mbeten në arkën e organizatës dhe përdoren për projektet e saj në vitet pasardhëse.
Çuditërisht, në aktakuzën ndaj meje thuhet se unë qenkam “pronare” e Harabel. A shkruhet kështu sepse akuzuesit ngatërrojnë ç’është ligjërisht një OJF apo se nuk kanë dashur të kuptojnë se unë nuk jam pronare e "Harabel" as ligjërisht, as praktikisht, këtë s’di ta them. Kohët e fundit nuk kuptoj më dot edhe gjëra që deri dje më dukeshin të thjeshta fare.
OJF-ja që e quajtëm me emrin "Harabel" nisi ideimin në vitin 2017 dhe u themelua në fillim të vitit 2018. Pra, ka kryer 7 vite veprimtari deri më sot. Ideimi ishte produkt i bashkëbisedimeve mes meje dhe Driant Zenelit, artist i mirënjohur bashkëkohor në Shqipëri, por sidomos ndërkombëtarisht. Në themelimin e OJF-së na u bashkuan edhe 2 vajza të tjera.
"Harabel" lindi nga dëshira për të dhënë një kontribut serioz dhe ndihmues në skenën e artit bashkëkohor në Shqipëri. Asnjëri nga ne nuk pati kurrë qëllime fitimi, madje përkundrazi dhe për këdo që e njeh këtë fushë nuk është fare për t’u çuditur që të angazhohesh për të ndihmuar jo për të fituar. E kundërta do t’i çudiste të gjithë, sepse me art mund të fitojnë galeritë e mëdha ndërkombëtare, të tjerat mbijetojnë, ndërsa OJF-të as që nuk lindin për të fituar.
"Harabel" sot numëron një pafundësi projektesh, nga më të vegjlit deri tek shumë të mëdhenjtë (shifrat janë më poshtë). Aktiviteti i "Harabel" është publik, me përshkrime, emra, foto e video, në faqen: "harabel.org".
NË SHTATË (7) VITE AKTIVITET, "Harabel" ka realizuar:
- 30 ekspozita të artit vizual: me të paktën 220 artistë të shfaqur dhe mbi 15 kuratorë, shqiptarë dhe të huaj;
- 28 bashkëbisedime me personalitete të artit, me të paktën 41 të ftuar (artistë/kuratorë/arkitektë/historianë), shqiptarë dhe të huaj;
- 12 shfaqje performative me në thelb filmin, me të paktën 46 artistë, shqiptarë dhe të huaj;
- 8 vepra publike të instaluara + 3 vepra publike kohëshkurtra, me të paktën 17 artistë, shqiptarë;
- 23 evente të artit në bashkëpunim (përfshirë këtu Festivali i VideoArtit të Tiranës, Festivali i Dancit Bashkëkohor, Manifesta Biennal, DokuFest, etj. etj. etj.), me më shumë se 277 artistë, shqiptarë dhe të huaj;
- 9 workshope, me 24 artistë drejtues të workshopeve dhe mbi 222 pjesëmarrës artistë të rinj;
- shumë ekspozime e aktivitete për prezantimin e artistëve shqiptarë jashtë vendit.
Pra në total, NË 7 VITE AKTIVITET, "HARABEL" KA REALIZUAR MBI 113 AKITIVITETE TË ARTIT, KU KANË MARRË PJESË MBI 625 ARTISTË (pa llogaritur pjesëmarrësit në workshope apo artistët kandidatë, të cilët nuk janë shfaqur, se do të kalonin mbi njëmijëshin).
"Harabel" ka paguar qindra artistë, kuratorë (jo mua), kompani artistike apo kompani mbështetëse në realizimin e aktiviteteve artistike. Bilancet e "Harabel" janë dorëzuar rregullisht pranë tatimeve dhe mund të gjenden lehtësisht, janë dorëzuar edhe pranë shumë organeve e institucioneve europiane e ndërkombëtare, ku "Harabel" ka aplikuar për projekte dhe është pranuar. "Harabel" ka numëruar edhe me dhjetëra punonjës me kontratë pune, të cilët kanë punuar gjithmonë me një pasion aq të madh, sa për shumë dembelë ka qenë shumë e vështirë të besonin se si ia dilnim të bënim kaq shumë punë. Ia kemi dalë dhe kemi qenë dhe jemi një skuadër pozitive (pavarësisht traumës së kalimit në testin e presionit psikologjik të këtij hetimi halucinant), me pasionin për artin dhe dëshirën e mirë për t’i bërë mirë qytetit dhe vendit tonë.
Gjatë këtyre 7 viteve, që në themelim, unë kam qenë anëtare dhe Drejtuese e Bordit të "Harabel" (pa pagesë). Nuk kam qenë Drejtoreshë Ekzekutive e "Harabel" (jemi në proces) dhe angazhimi im si Drejtuese Artistike e "Harabel" ka qenë pa pagesë (jam paguar vetëm për 3 projekte specifike, të cilat do t’i listoj më poshtë; dhe e rinënvizoj, kjo është normale në botën artit, ndërkohë që unë të ardhurat e mia i kam nga studioja e avokatisë).
Në total, në 7 vite aktivitet, bilanci financiar i "Harabel" ka qenë 4 vite me minus dhe 3 vite me një plus të vogël. Edhe në 2 vitet e fundit, "Harabel" ka bilanc negativ. Pra, thënë thjesht: "Harabel" mban veten e vet, dhe jo me lehtësi (edhe kjo është krejt normale në botën e organizatave jofitimprurëse të artit e kulturës).
Në 7 vite ekzistencë, buxheti TOTAL i "Harabel" për të 7 vitet BASHKË ka qenë PREJ 653’591 euro (bruto), ku numërohen aplikime e donatorë ndërkombëtarë, europianë e shqiptarë, nga më të shumtët në numër e lloj. Gjatë këtyre 7 viteve, "Harabel" ka përfituar vetëm 3 projekte në Ministrinë e Kulturës (totali i fondeve nga Ministria e Kulturës është e barabartë me 34’804 euro bruto, dhe këtu përfshihet edhe fondi prej rreth 20’000 euro dhënë për ekspozitën e një miti botëror si Salvador Dali... llogarisni pra fondet minimale 2 projekteve të tjera) dhe vetëm 2 projekte në Ministrinë e Turizmit (10’431 euro bruto total për të dyja projektet bashkë).
Theksoj se as unë, as ndonjë tjetër në "Harabel" nuk kanë asnjë konflikt interesi me këto dy ministri. Gjithashtu, theksoj se unë nuk kam marrë asnjë pagesë prej këtyre projekteve.
Pra, në 653’591 euro total buxheti të "Harabel" në SHTATË VJET totali i fondeve nga Ministria e Kulturës plus ajo e Turizmit, është 45’235 euro (ku gati gjysma është për sjelljen e veprave autentike të Salvador Dali në Tiranë). "Harabel" nuk ka marrë asnjë fond tjetër të prejardhur nga institucione publike shqiptare.
Nga të gjitha fondet e "Harabel" kanë përfituar me qindra e qindra artistë e të punësuar për realizimin e projekteve artistike, për qindra projekte.
Dhe jo, "Harabel" nuk ka marrë KURRË, ASNJË FOND nga Bashkia e Tiranës!
E lexuat mirë dhe unë kësaj deklarate i dal për zot dhe sfidoj çdo baltosës publik timin të më nxjerrë një provë të vetme për të kundërtën. Provë, jo thashetheme tavolinash e portalesh nga dosja e akuzuesve të mi, e cila ka përmasa të frikshme tendencioziteti dhe çudirash juridike.
Në 7 vite aktivitet të "Harabel", ku kam dhënë shpirtin, mendjen, kohën, të gjithë pasionin tim, për të ndihmuar në krijimin e një realiteti kulturor të nivelit më të lartë, që mos t’i jetë mangut në asgjë ballafaqimit me skenën europiane, unë nuk kam marrë kurrë rrogë, nuk jam paguar kurrë si drejtuese artistike, nuk jam paguar kurrë për dhjetëra e dhjetëra ekspozitat dhe eventet që kam ndjekur si kuratore dhe nuk jam paguar kurrë nga asnjë fond me prejardhje publike. Kjo është e vërteta ime e thjeshtë dhe kaq torturuese tanimë, kur si në një ëndërr të keqe më duket të përballem me një “vete” që ma kanë krijuar të tjerët për të më bërë keq sa s’ka më keq.
Në 7 vite ekzistencë të "Harabel", unë jam paguar gjithsej 20’521 euro bruto (që do të thotë 17’442 euro neto) në total, për 3 projektet si më poshtë:
- 8’858 euro neto, për projektin 2-vjeçar SPARE, projekt i financuar nga Creative Europe (pra fond europian), me "Harabel" si partner dhe jo si lider, pjesë e një grup organizatash të huaja pjesëmarrëse, ku jam përzgjedhur nga ky grup organizatash në Skuadrën Drejtuese Artistike të projektit (këtë emër mbante) përgjatë 2 viteve të projektit;
- 4’335 euro neto, për menaxhimin artistik të prodhimit të një filmi mbi Sabiha Kasimatin, financuar nga Fondacioni Merz (Itali);
- 4’250 euro neto, për dizajnimin vizual të Festivalit të Dancit Bashkëkohor, projekt i Angjelin Preljocaj, D18 (Paris) dhe MEKI, pagesë e cila është financuar nga një kompani e madhe private shqiptare, shumë e njohur në mbështetjen e projekteve kulturore.
Pra, siç thashë, jam paguar 17’442 euro neto në 7 vite punë për "Harabel" dhe zero nga këto pagesa të miat kanë prejardhje nga fonde publike. Të gjitha këto i kam deklaruar edhe në deklaratën time vjetore në ILDKPI.
Unë jam munduar gjithmonë të qëndroj në hije të "Harabel", e kam ditur fort mirë se një kategori mediatike kërkon gjithmonë ta lidhë veprimtarinë time me Erionin. Ndërkohë e vërteta është që Erioni gjithnjë ka qëndruar larg dhe ka dyshuar shpesh se ky aktivizmi im social-kulturor do të më kthente në target. (Në të gjitha këto 7 vite të ekzistencës së "Harabel" apo 17 vite të punës sime si juriste apo avokate, Erioni ka ardhur në zyrat tona vetëm 1 herë, po po, vetëm NJË herë, dhe atë herë ka ardhur për të sjellë djalin.)
Por unë s’kam dashur ta besoj se duhet t’i rrija larg pasionit tim për artin e kulturën, vetëm pse im shoq është politikan.
Shumëkujt mund t’i duket habi pse një avokate, me disa shkollime në drejtësi, merret me art. Kjo vjen sepse e gjithë familja ime është e përbërë nga artistë, dhe kur them e gjithë familja, dua të them E GJITHA. Në këtë habitat jam rritur dhe arti është si uji për peshkun për mua. Kam bërë edhe një master në Universitetin e Arteve të drejtuar nga Prof. Vladimir Myrtezaj në 2019-2021, të cilin e kam ndjekur me një përpikmëri kirurgjikale.
Nga të gjitha punët që kam bërë në jetë, dhe janë shumë, puna artistike me "Harabel" është ajo që kam dashur e dua më shumë. Më dhemb në shpirt kur baltoset puna e "Harabel" për arsye të ulëta politike e mediatike, në shpirt. Çfarëdo të thotë kushdo e të mundohet ta ulë punën tonë, e vërteta është kjo.
Po aq është fakt se kemi bërë një punë shumë të madhe e domethënëse për skenën kulturore shqiptare. Ata që na kanë ndjekur, e dinë. Të tjerët do ta mësojnë kur pafajësia ime të marrë vulën e drejtësisë.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Politikani Pellumb Pilinci ka paralajmëruar arrestimin e F...
Gjykata Kushtetuese ka përfunduar sot shqyrtimin e çështje...
Dy ditë më parë, në mënyrë skandaloze, Grida Duma i hapi d...
Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësimin për rritjen...
U inaugurua sot Spitali i Pediatrisë së Përgjithshme në QS...
Pas daljes në ekranin e inceneratorëve, Safet Bajri është ...
Pak çaste më parë u ngrit një alarm për bombë në shkollën ...
Ka një debat publik, një këndvështrim të hedhur ekzaktësis...
Pas intervistës së tij në "Top Channel", në një nga mediat...
Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, është paraqitur ditën...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se ndërmarrjet...
Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes...
Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK për zbatimin e masë...
Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni: “Kompa...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar sot se në kua...
Prokuroria e Posaçme ka reaguar ndaj deklaratës së kryemin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka dalë nga...
Në muajin shtator të vitit të kaluar, shtetasi Dritson Kur...
Sot shënohen 34 vite nga rrëzimi i shtatores së ish-diktat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...