Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë/ Homazhe në nder të kapitenit Arben Anamali
Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapiteni...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth, Aida Gjeçaj, në një deklaratë publike, ka reaguar në lidhje me sulmet nga mediat, të cilat e kanë lidhur me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth.
Gjeçaj është shprehur se po hidhet baltë mbi emrin e saj, pasi ajo ka ngritur zërin për hallet, mungesën e energjisë elektrike, plehrat apo rrugën e keqe.
Ajo thekson se ka qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.
“Emisioni i datës 8 mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime”, ka theksuar ajo.
DEKLARATË PUBLIKE – PËR TË VËRTETËN, THETHIN DHE MUNDIN TIM
Një dorë e ligë vendosi të më godasë aty ku më dhemb më shumë – duke djegur restorantin tim në zemër të Thethit. Aty ku unë dhe familja ime kemi ndërtuar me vite sakrifice një hapësirë mikpritjeje, një vatër nderi për traditën, natyrën dhe turizmin shqiptar.
Në të njëjtën kohë, disa zëra në media, të nxituar ose të painformuar, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi emrin tim, duke më lidhur padrejtësisht me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Dua të jem shumë e qartë:
Unë kurrë nuk kam kërkuar shembjen e askujt.
E di sa e vështirë është të ndërtosh në këto male, e di çfarë do të thotë të ngresh një çati me mundin dhe djersën e familjes.
Unë kam lobuar e ngritur zërin në media gjithmonë për hallet si mungesa e energjisë elektrike, plehrat apo rruga e keqe.
Unë kam qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.
Emisioni i datës 8 mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime.
Kam dhënë qindra intervista për mediat shqiptare ndër vite. Kam folur për mikpritjen, për zhvillimin, për turizmin, për femrën që ndërton në një fshat malor. Por kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit. Kam luftuar që të mos shkatërrohet ai i imi.
Falënderim nga zemra
Në këtë moment të vështirë, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë – familjarë, miq, fqinj, turistë dhe bashkëpunëtorë që më kanë shkruar, më kanë telefonuar, më kanë dhënë kurajë dhe fjalë ngushëllimi. E keni bërë dhimbjen më të lehtë për ta përballuar.
Zjarri i dikujt tjetër nuk do të më ndalë. Përkundrazi – do të rindërtoj më bukur, më fort dhe më me dashuri, sepse Thethi nuk do njerëz që ndajnë, por duar që ndërtojnë bashkë./ CNA
Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapiteni...
Një zjarr është regjistuar në Dimal. Forcat zjarrfikëse nd...
Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në nj...
Klodian Harusha, një 23-vjeçar nga Thethi, u kthye nga emi...
Një tjetër kryebashkiaku socialist ka përfunduar në SPAK. ...
Ish-shefi i krimeve, Erjon Dani, është shpallur në kërkim ...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksioni i SPAK-ut në Shk...
SPAK ka kryer kontrolle në qytetin e Shkodrës. Raportohet...
IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në T...
Kryeministri Edi Rama, po ashtu, ka paralajmëruar të gjith...
Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, i është drejtuar me një...
Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me...
Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh, të paktën 8 prej t...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot lidhur me aksionin pë...
Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë...
Analisti Andi Bushati komentoi sot lidhur me hipotezat mbi...
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot disa detaje të reja lidhu...
Qeveria shqiptare, ka miratuar sot ndër të tjera edhe vend...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...