LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet ndaj SPAK-ut/ Tabaku: Pavarësia e gjyqësorit, prioritet kyç

18 Maj 2022, 10:54, Politikë CNA

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me sulmet e Kryeministrit, në drejtim të SPAK-ut.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku theksoi se sulmet ndaj SPAK-ut, tregojnë frikën e pushtetit se hetimet po shkojnë në rrugën e duhur.

Ajo theksoi se politika duhet të qëndrojë larg drejtësisë, dhe vendimmarrjes së gjyqësorit.

?Kemi dëgjuar sulmet ndaj SPAK-ut .

Fatkeqësisht kur pushteti nuk të kontrollon dot, fillon e sulmon.

Unë kam përshtypjen se hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur, se disa institucione po e bëjnë mirë punën e tyre dhe prandaj kanë nisur sulmet.

Ngre shqetësimin se një nga prioritetet kyçe është ndarja e politikës nga vendimmarrja e gjyqësorit dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë ?-tha ndër të tjera Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga