Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Partia Demokratike me anë të deputetit Agron Shehaj ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij, se ligjin e investimeve strategjike e ka kthyer në ligjin e ministrave strategjikë.
Gjatë konferencës nga selia e PD-së, Shehaj deklaroi se ky ligj po shërben për të grabitur prona në bregdet nga ministra, zyrtarë të lartë dhe ortakët e Edi Ramës.
?PD ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka dhe faljen e qindra mijëra hektarëve tokë shtetërore për oligarkët?, tha deputeti Agron Shehaj.
Deklarata e Agron Shehajt:
Të nderuar qytetarë
Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh aksionin e koordinuar dhe kriminal të qeverisë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet.
Çdo ditë, qytetarët shqiptarë po njihen me fakte tronditëse se si bregdeti po grabitet nga ministrat, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe biznesmenët ortak të qeverise.
Mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigante është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike.
Në fakt, ky ligj do duhej të quhej ndryshe.
Do duhej të quhej ligji i ministrave strategjikë.
Sepse deri tani ka prodhuar vetëm ministra me hotele dhe resorte dhe asnjë investime strategjike nga kompanitë e njohura të turizmit ndërkombëtar.
Shtatë vjet pas miratimit të tij nga maxhoranca socialiste, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje.
Cilët janë investitorët që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike?
Cilat janë brandet e njohura të turizmit që po investojnë sot në bregdetin shqiptar? Ka vetëm një përgjigje; ministrat dhe klientët e Edi Ramës.
Investitorët strategjikë që solli ky ligj janë bashkëshorti i ministres së Jashtme, kushërinjtë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, dhe grushti i përhershëm i miqve të Edi Ramës.
Janë këta që po përvetësojnë pronat dhe plazhet e bregdetit shqiptar.
Janë këta që po marrin favoret që vijnë me statusin e investitorit strategjik, si falje taksash, ndërtim infrastrukture me paratë e qytetarëve, përvetësim i pronës publike, etj.
E madje për llogari të këtyre qeveria po shpronëson pronat e qytetarëve në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Përballë këtyre fakteve, Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka.
Kryeministri Rama duhet të japë llogari para qytetarëve se si me vendimin e qeverisë te datës 2 mars 2022 i dha pronën publike në përdorim në Dhërmi familjes Xhaçka.
Te japë llogari se si po shkatërrohen Parqet Kombëtare që të ndërtohen resortet e kushërinjve të qeverisë.
Te japë llogari se si po falën qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët.
Partia Demokratike është e angazhuar të mbrojë interesin publik nga ministrat dhe zyrtarët strategjikë të qeverisë, dhe do vazhdojë të denoncojë të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e Gj...
Tre përfaqësuesit e opozitës në tryezën për zgjedhjen e Pres...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar situa...
Kryetari i FRPD-së së Njësisë Vendore Bubullimë, në Lushnjë,...
“Tërmeti” i dosjes 184, Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjit...
Mazhoranca ka pranuar draftin e propozuar nga Enkelejd Alibe...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur tr...
Deputetja Mesila Doda ka pranuar sot publikisht që deri më s...
Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministr...
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ambasadorin e Bullgarisë,...
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, dhe Enkelejd Alibe...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm në një t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga mazhoranca që të eliminojnë ...
Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit me përfaqës...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Durrës ku po z...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga Du...
Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim, ë...
Pavarësisht se është ulur në tryezë me mazhorancën për negoc...
Ka filluar takimi në Kryesinë e Kuvendit për negocimin e emr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...