Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Avokati Spartak Ngjela shkruan ndërsa komenton situatën politike në vend, ka bërë edhe paralajmërime të forta.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se shqiptarët po presin goditjen penale të korrupsionit.
Dhe kjo tani sipas tij, kuptohet se është e dokumentuar qartësisht me prova nga politika amerikane.
Po ashtu Ngjela shkruan se ?kjo është arsyeja kryesore që e ka degdisur Saliun nëpër sorollatjet e tij mendore me gënjeshtra dhe shpifje absurde me mendimin se, me këtë sorollatje mendore, do të sorollasë drejtësinë që ajo, si pushtet, të mos merret me të dhe me familjen e tij.
Por, gjithçka tani është e qepur dhe kjo u kuptua edhe nga përmbajtja e fjalës së ish-Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, në Tiranë këto ditë.
Ai e shtyu tutje si një politikan të asgjësuar Sali Berishën, me gjithë përkrahësit e tij të korrruptuar, me gjithë gënjeshtrat e tyre.?
Postimi i plotë:
Vetëm politikanë dhe burra me moral të lartë, as nuk kanë qenë e as nuk janë të korruptuarit e Shqipërisë.
Ata janë banditë ordinerë.
1. Si pasojë e intelektit të ulët provincial që kanë pasur dhe kanë, të korrruptuarit e Shqipërisë jo vetëm që u korruptuan me veprime që janë zakone të njohura të botës së krimit, por tani nuk po e kuptojnë dot që, pikërisht për këtë arsye, amerikanët po i tallin.
Po tallet hapur politika amerikane me ta. Sidomos me Saliun.
Kryesor në këtë tallje është Saliu. Se atij, ndërkohë, degradimin e vet mendor po ia sjell ovokatia banale që ai po i bën mbrojtjes së pronave joligjore, të tij dhe të familjes së tij.
Por, po kuptohet se është e nivelit të larë tallja që i bënë këto ditë amerikanët me Mike Pompeon, ish Sekretarin e Shtetit amerikan.
Saliu u kishte thënë shqiptarëve që republikanët në Uashington janë me të, kurse Mike Pompeo, ish sekretar shteti, por që do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme, erdhi në Tiranë dhe as që e përfilli fare Saliun. Ai në fakt, i ngriu politikën. Turp për ish komunistin Sali që u thotë shqiptarëve: “unë jam konservator”. Por ja që konservatori kryesor amerikan nuk na i përfilli komunistin tonë. Një tallje e madhe kjo, sigurisht.
Por, serish Saliu flet përçart, gënjen por nuk besoj se e beson kush. Gjithçka i ka mbetur mbrapa, njëlloj si orët rroskope të Shekullit që kaloi.
2. Saliu po lodhet kot. Çështja e korrupsionit të tij, sipas përcaktimit të Departamentit të Shtetit amerikan, nuk zmbrapset, dhe, si e tillë ajo mendohet të jetë aktive dhe në veprim ligjor kundër tij.
Se nuk ka mundësi tjetër.
Janë dy interesa të lidhura që janë shkelur nga Sali Berisha me korrupsionin e tij, kur ky ka qenë kryeministër i Shqipërisë: interesi amerikan dhe interesi parësor i Shqipërisë.
Dhe këto interesa, tani janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të provuara si të tilla me fakte.
Por, a do të hapet një proces penal kundër Saliut? Ja, këtë po presin shqiptarët, se dhuna psikologjike që po iu ndërkall një individ i tillë, ka sjellë shqetësim të thellë shoqëror në mbi 95 përqind të Shiptarëve. Dhe këtë duhet ta ketë parasysh shumë mirë politika amerikane, tek e cila po besojnë masivisht të gjithë shqiptarët.
3. Sigurisht që procesi penal kundër bëmave kriminale të Saliut do të hapet.
Por çështja e korrupsionit me individë shqiptarë që janë të provuar si antikombëtarë dhe antiametikanë njëherësh, do të jetë një nga lëvizjet akuzatore më thelbësore në mbrojtje të Shqipërisë përballë ndërhyrjes brutale të politikës ruse dhe serbe. Por, njëherësh, ky do të jetë edhe hapi i madh i vendosjes së drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri; por do të jetë gjithashtu edhe fillimi i një etape të re për zhvillimin kombëtar.
Shqiptarët po presin goditjen penale të korrupsionit.
Dhe kjo tani kuptohet se është e dokumentuar qartësisht me prova nga politika amerikane.
4. Në fakt, kjo është arsyeja kryesore që e ka degdisur Saliun nëpër sorollatjet e tij mendore me gënjeshtra dhe shpifje absurde me mendimin se, me këtë sorollatje mendore, do të sorrollasë drejtësinë që ajo, si pushtet, të mos merret me të dhe me familjen e tij.
Por, gjithçka tani është e qepur dhe kjo u kuptua edhe nga përmbajtja e fjalës së ish Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo në Tiranë këto ditë.
Ai e shtyu tutje si një politikan të asgjësuar Sali Berishën, me gjithë përkrahësit e tij të korrruptuar, me gjithë gënjeshtrat e tyre.
Atëherë, çfarë po ndodh?
5. Situata më e veçantë politike tani në Shqipëri është kjo: po spikat përditë sorollatja e Saliut dhe të korruptuarëve të tjerë për të bllokuar kohën, që kjo të mos lejojë fillimin e proceseve penale. Por, ndërkaq po spikat qartë edhe kërcënimi që Saliu po i bën SPAK-ut, pikërisht për këtë arsye.
Brenda këtij procesi të dhunshëm qëndron mendimi për shtyrjen e çështjes sorollatëse deri në hapjen e procesit zgjedhor për zgjedhet në pushtetin vendor. Kjo, sepse kuptohet që Saliu mendon t’i degradojë zgjedhjet vendore drejt destabilizimit të Shqipërisë. Dhe zgjedhjet për pushtetin vendor do të mbahen në prill ose maj të vitit 2023.
Ky po duket që është plani i Saliut, por që brenda vetes mban pamundësinë e kryerjes së tij për të destabilizuar Shqipërinë.
Sali ziu, dhe me të, i gjithë korrupsioni i gjerë mediatik, nuk ka aftësi të kuptojë asgjë: sot në Shqipëri, çdo lëvizje subversive për destabilizimin e shoqërisë, është e kontrolluar plotësisht nga FBI dhe CIA.
Dhe goditja po kuptohet që do të jetë e shpejtë, për të mos e lejuar bandën e Saliut që të fillojë lëvizjen e tij subversive në shtatorin 2022, e pastaj të dhunojë zgjedhjet vendore të prillit apo majit të vitit 2023, dhe të krijojë kështu destabilizimin e Shqipërisë.
Duhen goditje drastike që në këtë kohë…/CNA.al
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ir...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të R...
Deputeti Fatmir Xhafaj ka folur me tone të ashpra ndaj Këshi...
Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për gjyqtarin që do t...
Partia Demokratike me anë të deputetit Agron Shehaj ka akuzu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e Gj...
Tre përfaqësuesit e opozitës në tryezën për zgjedhjen e Pres...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar situa...
Kryetari i FRPD-së së Njësisë Vendore Bubullimë, në Lushnjë,...
“Tërmeti” i dosjes 184, Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjit...
Mazhoranca ka pranuar draftin e propozuar nga Enkelejd Alibe...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur tr...
Deputetja Mesila Doda ka pranuar sot publikisht që deri më s...
Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministr...
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ambasadorin e Bullgarisë,...
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, dhe Enkelejd Alibe...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm në një t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga mazhoranca që të eliminojnë ...
Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit me përfaqës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...