Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Mark Galeotti ?The Spectator?
Papritur, jemi bërë që të gjithë mjekë. Pamjet e një Vladimir Putini me fytyrën e mbufatur që mezi flet, të duarve që i dridhen apo që shtrëngojnë me nervozizëm cepat e tryezës, kanë çuar në bërjen e të gjitha llojeve të spekulimeve mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Duket se ka shumë gjasa që udhëheqësi rus po vuan realisht nga disa sëmundje. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos joshemi nga spekulimet. Putini është një politikan shumë i rezervuar dhe shëndeti i tij konsiderohet një sekret shtetëror.
Për një njeri që e ndërtoi pjesën më të madhe të imazhit publik si një lojtar i shkathët në sportet e xhudos, hokejit mbi akull, që kalëronte me gjoks zbuluar, sëmundja dhe plakja janë padyshim tema të ndjeshme.
Megjithatë, dihet prej kohësh se ai vuan nga problemet e përsëritura të shpinës, dhe duket se i është nënshtruar më shumë sesa një herë operacioneve. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se ai vuan nga sëmundja e Parkinson, bazuar tek dridhjet e tij të herëpashershme.
Dëshmitë se ai është vizituar vazhdimisht nga ekspertë të sëmundjeve kanceroze, kanë ngritur dyshimet se ai vuan nga kanceri i tiroides. Së fundmi, disa oligarkë kanë përhapur zëra se Putin është shumë i sëmurë nga kanceri në gjak.
Pushtimi i Ukrainës mund të rezultojë të jetë lufta e parë e këtij lloji, duke pasur parasysh mungesën e kontrolleve dhe ekuilibrave në sistemin rus. Ka shumë të ngjarë që udhëheqësi rus të jetë i sëmurë me diçka serioze. Po ashtu duket se ai merr rregullisht steroidë, gjë që shpjegon edhe padurimin e tij edhe përpara kamerave kohët e fundit.
Megjithatë, një pjesë e magjepsjes pas spekulimeve mbi shëndetin e Putinit pasqyron gjithashtu një shpresë të dëshpëruar për një ?deus ex machina?, një skenar ku ai rrëzohet dhe zëvendësohet nga një lider tjetër më i arsyeshëm. Sido që të jenë sukseset aktuale të ukrainasve në fushën e betejës, duket se ky konflikt do të zgjasë me muaj, në mos me vite.
Çmimet e larta të energjisë, refugjatët, kostoja e dërgesave të armëve drejt Ukrainës, akti balancues i nevojshëm për të mbajtur të bashkuar koalicionin perëndimor, që të gjitha këto sfida do të bëhen edhe më të vështira për t?u menaxhuar me kalimin e kohës.
Ideja se Putin mund të vuajë nga një sëmundjeje e rëndë, është e ngjashme me spekulimet e shumta për një grusht shtetit të mundshëm në Kremlin. Që të dyja bazohen tek shpresa për një përgjigje të shpejtë, magjike për problemet e Perëndimit. Megjithatë kujdes nga kjo mënyrë të menduari.
Mendimi dominues midis ekspertëve, është se pavarësisht nga çfarë vuan Putini, nuk ka gjasa që ajo të çojë në vdekjen e tij të afërt, apo paaftësinë për të ushtruar detyrën. Ndoshta ai mund të jetë aq shumë sëmurë sa të jetë më i pamatur në veprime dhe më pak i shqetësuar për rreziqet afatgjata, por jo aq i sëmurë sa të dalë shpejt nga skena.
Tani për tani, kjo ka të ngjarë ta bëjë regjimin më shumë dhe jo më pak shtypës. Lloji i autoritarizmit personalist të Putinit tenton të bëhet më i brishtë. Edhe nëse duket e habitshme, ai mund të jetë e ndjeshëm ndaj goditjeve sistematike dhe sfidave të paparashikueshme.
Nëse rritet presioni, mundësia e dezertimit të elitës nis të duket më e besueshme. Por ne nuk jemi ende në atë pikë. Ndërkohë, shqetësimet rreth efekteve potencialisht destabilizuese dhe delegjitimuese mbi shëndetin e keq të Putinit, ka të ngjarë vetëm ta inkurajojnë elitën ruse që të shprehë me zë të lartë besnikërinë e saj ndaj Carit, dhe të shtypë akoma më fort rusët e thjeshtë.
Rrethet vicioze të dyshimit të ndërsjellë institucional, janë garancia më e mirë e sistemit kundër grushteve dhe komploteve. Garda e Kremlinit vëzhgon agjentët sekretë, këta të fundit vëzhgojnë ushtarakët. Ushtarakët vëzhgojnë Gardën Kombëtare, e kështu me radhë.
Kushtetuta ruse parashikon se çfarë ndodh kur presidenti vdes në detyrë, ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij. Kryeministri zë përkohësisht vendin e tij, ndërsa zgjedhjet e reja mbahen brenda 3 muajve të ardhshëm. Megjithatë, me gjithë reputacionin e tij si një lider tekno-autoritar, kryeministri aktual rus Mikhail Mishustin, nuk ka të ngjarë të jetë në gjendje të mbushë një boshllëk aq të madh në Kremlin.
Në fakt, me dobësimin e reputacionit të Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, së bashku me atë të ushtrisë së tij, është e paqartë nëse dikush mund ta bëjë këtë. Megjithëse unë mbetem shumë optimist mbi trajektoren afatgjatë të Rusisë drejt një demokracie liberale, frika ime aktuale është se një vdekje e parakohshme e Putinit mund të përshpejtojë një luftë të rrezikshme për pushtet në Moskë, ose ngritjen e një brezi ?Homo Sovjeticus?.
Një udhëheqës i stilit sovjetik do të ishte i etur të provonte se mund të ketë sukses aty ku dështoi Putin, dhe kjo ka të ngjarë të çonte në një përshkallëzim të luftës në Ukrainë. Sado joshëse mund të jetë, ndonjëherë duhet të jemi të kujdesshëm mbi atë që dëshirojmë.
Shënim: Mark Galeotti, është autor i 24 librave mbi Rusinë. Libri më i fundit titullohet ?Një histori e shkurtër e Rusisë?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...