Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Nga Andrew Wilson ?European Council on Foreign Relations?
Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës po bëhet gjithnjë e më brutale, nuk është vetëm e përshtatshme, por edhe jetike të diskutohet mbi justifikimin intelektual ose në fakt pseudo-justifikimin që qëndron pas saj.
Të ashtuquajturat negociata të paqes udhëhiqen nga pala ruse nga ?historiani i oborrit? të presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinski, që e ka mohuar rregullisht ekzistencën e Ukrainës si shtet i pavarur. Ai nuk është një historian i vërtetë, por pjesë e propagandës së regjimit.
Ai është akuzuar për plagjiaturë për 2 disertacionet e tij të doktoraturës. Rusia ka një varësi famëkeqe ndaj gjeopolitikës. Për të kuptuar ?origjinën intelektuale? të agresionit rus, unë ju rekomandoj të lexoni librin e botuar kohët e fundit ?Autoritarizmi i ri i Rusisë: Putini dhe politika e rendit? nga Dejvid G.Luis, që ndalet te ndikimi i filozofit gjerman Karl Shmit në Rusinë e sotme.
Reduktimi nga Shmit i të gjithë politikës në dallimin ?mik-armik?, është në qendër të ?teknologjisë politike? ruse. Putin e ka lavdëruar autokracinë e tij personale si ?gjendjen e përjashtimit? për të cilën flet Shmit.
Por ndikimi më i madh i Shmit, vërehet te mendimtarët gjeopolitikë rusë si Aleksandër Dugin dhe Vadim Cimburski. I pari për ekspansionizmin agresiv, dhe i dyti për grumbullimin e territoreve që më pas do të jenë pjesë e ?Ishullit rus?.
Kjo është shumë shqetësuese, pasi Shmit ishte një anëtar i shquar i Partisë Naziste që nga viti 1933. Një nga esetë e tij kryesore titullohej ?Një mendje e rrezikshme?. Po parafrazoj atë që thotë Luis në librin e tij. Për Shmit, bota është e ndarë në Großräume (?Hapësirat e Mëdha?). Ndërkohë, Rusia preferon të flasë për ?civilizime?.
Qytetërimi përkatës për Rusinë dhe Ukrainën është ?Bota Ruse?. Kjo e fundit përkufizohet nganjëherë si e gjithë hapësira post-sovjetike; dhe ndonjëherë si bërthama sllave lindore e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Ndonjëherë si bota ortodokse; ndonjëherë si bota ortodokse ruse; bota e rusishtfolësve; apo edhe bota e ?mendimit rus?. Pasaktësia është pjesë e përkufizimit. Rusisë i pëlqen të bëjë pretendime të tilla të mjegullta ndaj të gjithë fqinjëve të saj. Qytetërimet mund të kenë skaje të çrregullta, të cilat Cimburski i quan ?kufizues?, ose zona të ndërmjetme.
Çdo qytetërim ka një ?hegjemon?. Hegjemonët janë të barabartë me njëri-tjetrin. Rusia duhet të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo me Ukrainën. Çdo qytetërim ose Großraum, është i konsoliduar nga një Ide Politike e madhe, e krijuar nga hegjemoni, dhe që buron prej tij. Prandaj, vetëm hegjemonët e kuptojnë natyrën unike të qytetërimit të tyre; dhe jo fuqitë e jashtme. Hegjemonët kanë sovranitet të plotë; ndërsa shtetet e tjera kanë vetëm një sovranitet ligjor të jashtëm. Prandaj këta të fundit nuk mund të zgjedhin mikun, armikun apo aleancat e tyre.
Hegjemonët janë superiorë ndaj shteteve të tjera, të cilat me një sovranitet të kufizuar në hapësirën e tyre civilizuese. Detyra e hegjemonit është të kontrollojë Großraum; si nga brenda, për të parandaluar tërheqjen e shteteve kufitare në drejtime të ndryshme dhe destabilizimin e ?civilizimit?; por edhe nga jashtë, për të mbajtur jashtë fuqitë e huaja, ndërhyrjet e të cilave do të destabilizonin hapësirën civilizuese; dhe për të marrë vendime të sakta për shtetet me sovranitet të kufizuar.
?Konceptet abstrakte ligjore të vetëvendosjes dhe sovranitetit?, siç i quante Shmit, ishin vetëm instrumente të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së për të zgjeruar ndikimin e tyre në kurriz të Gjermanisë. Traktati i Versajës ishte vetëm një ?Kalë Troje? për politikën agresive të aleatëve fitimtarë.
Putini mendon në terma shumë të ngjashëm mbi Kartën e Parisit të vitit 1990, ose SÇE që në vitin 1994 do të bëhet OSBE, pra si instrumente për ta shkatërruar Bashkimin Sovjetik. Narrativa mbi keqtrajtimin e supozuar të rusëve në shtetet post-sovjetike pas vitit 1991, e ngjashme me atë të gjermanëve të diskriminuar në vendet sllave e krijuar në vitin 1918, tregon pse ?e drejta ndërkombëtare abstrakte perëndimore?, është e pamjaftueshme për të garantuar sigurinë dhe paqen e vërtetë.
A tingëllojnë të njohura këto fjalë? Ky ishte justifikimi i Shmitit për pushtimin gjerman të Polonisë në librin e tij të vitit 1939 ?Völkerrechtliche Großraumordnung, mit Interventionsverbot für raumfremde Mächte. Ein Beitrag zum Reichsbegriff im Völkerrecht? (?Rendi ndërkombëtar në shkallë të gjerë, me ndalimin e ndërhyrjes nga fuqitë e huaja. Një kontribut në konceptin e perandorisë në të drejtën ndërkombëtare?).
Dhe e tillë është mënyra se si mendon Rusia për Ukrainën dhe ?sferën e saj të ndikimit?. Siç shkruan Rut Dejermond në librin ?Përdorimet e sovranitetit në politikën e jashtme ruse të shekullit XXI?, Rusia sheh dy lloje sovraniteti në hapësirën e saj civilizuese.
Sipas saj duhet të fitohet sovraniteti i plotë vestfalian; që është në dispozicion vetëm për ata që janë në pozita për të konkurruar, të cilën Rusia e ka dhe Ukraina jo. Sovraniteti post-sovjetik i shteteve të vogla është vetëm nominal. Ata nuk janë të barabartë me hegjemonët. Në fakt ata janë një element irritues ndaj veprimit të lirë të hegjemonëve. Perëndimi pretendon të besojë se ekziston vetëm një lloj sovraniteti. Mund të ketë përfitimet e sovranitetit të bashkuar, dhe kufizimet e ligjit ndërkombëtar dhe përgjegjësinë për të mbrojtur.
Por nuk ka dallime gjeografike, nuk ka ?civilizime? apo Großräume. Megjithatë, Ukraina e di se kërcënimet ndaj sovranitetit të saj janë të shumëfishta: për politikën e brendshme dhe të jashtme, për trashëgiminë e saj kulturore, dhe për jetën e ukrainasve të zakonshëm.
Përbuzja e Medinskit për Ukrainën është vetëm një nga pengesat në negociata. Nëse Ukraina lëshon në një pikë, siç është anëtarësimi në NATO, Rusia do të kapet pas pikës tjetër në listë. Nëse Rusia e fiton luftën, ajo do të vazhdojë të sulmojë sovranitetin e shteteve të tjera në Großraum-in e saj të supozuar. Ndaj, të mbrosh sot Ukrainën dhe fqinjët e saj, do të thotë të mbrosh plotësisht sovranitetin e Ukrainës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...