Ja se si Rusia po e përçan Bashkimin Evropian
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
?The Indipendent?
Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzohet. Rusia e ka bërë të qartë se nuk po kërkon një zgjidhje të hershme diplomatike të këtij konflikt. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se pas dërgesave me armë perëndimore në Ukrainë, Rusia është ?në thelb? në luftë me NATO-n.
Ndaj Moska i sheh vendet anëtare të aleancës si objektiva legjitime në këtë luftë. NATO, thotë ai, është duke u përfshirë në konflikt ?nëpërmjet një pale të tretë siç është Ukraina, dhe po e armatos rëndë këtë të fundit?.
Duke pasur parasysh qasjen e ashpër të Rusisë, por edhe mbrojtjen e fortë, heroike dhe efektive të Ukrainës, ne duhet të supozojmë se ky konflikt do të vazhdojë edhe për ca kohë. Kjo është një perspektivë e tmerrshme, dhe ne shpresojmë që në fakt të mos jetë vërtetë kështu.
Por aleanca perëndimore duhet të përgatitet për pasojat që do të sjellin muaj të tërë luftimesh dhe shkatërrimesh. Këto pasoja po ndihen që tani, me barrën e çmimeve të larta globale të ushqimeve dhe energjisë që ka rë në mbi njerëzit, dhe me kombet që janë më pak të afta për t?u përballur me këtë situatë.
Lufta në Ukrainë ka efekte të menjëhershme, duke filluar nga racionimi i vajit të gatimit në supermarketet britanike, deri tek rritja e çmimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi në mbarë botën. Por këto probleme mund të jenë vetëm fillimi i diçkaje shumë më të rëndë: një uri globale me përmasa dramatike.
Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden po merr në konsideratë shtimin e ndihmës ushqimore për kombet më të varfra, që mund ta bëjë pjesë të paketës së ndihmës ushtarake që presidenti po përgatit t?ia dërgojë për miratim Kongresit.
Dhe arsyetimi kryesor që do të përdoret janë arsyet humanitare. Presidenti i Fondacionit Rokfeler, Raxhiv Shah, deklaroi javën e kaluar se ekziston realisht rreziku i një ?krize të madhe dhe të menjëhershme ushqimore? në të gjithë botën.
Organizata e njohur ndërkombëtare, Oxfam, ka paralajmëruar për një zi buke në Afrikën Lindore që do të prekë të paktën 28 milionë njerëz. Por fuqitë e mëdha duhet të veprojnë pa humbur kohë edhe për arsye sigurie.
Sot pranohet gjerësisht se rritja e fundit e çmimeve botërore të ushqimeve, solli trazirat popullore që çuan në të ashtuquajturën Pranverë Arabe, e cila nga ana e saj paralajmëroi një periudhë përçarjeje dhe konflikti në të gjithë Lindjen e Mesme, që vazhdon ende sot e kësaj dite.
Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e grurit. Nga ana tjetër Egjipti është importuesi më i madh në botë i grurit. Egjipti po punon shumë në drejtim të vetë-mjaftueshmërisë ushqimore, dhe po kërkon burime të tjera, duke përfshirë Indinë.
Por nëse bien furnizimet nga Rusia dhe Ukraina, atëherë çmimi i drithit do të rritet. Ndërkaq, ekziston një shqetësim tjetër, ndoshta edhe më i madh. Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e plehrave kimikë që përdoren në bujqësi, çmimi i të cilave është rritur me 3-fishin gjatë muajve të fundit.
Kjo rritje do të ndikojë kudo në rritjen e çmimeve të ushqimeve. Nëse rritja e çmimeve është një pararojë e mungesës aktuale të plehrave, rendimentet e të korrave do të bien në mënyrë të pashmangshme. Dhe ata që do të vuajnë më shumë janë fermerët në vendet më pak të zhvilluara.
Dhe kështu ndodhi edhe me zinë e bukës. Plani i presidentit Bajden për të shtuar ndihmën ushqimore në të ardhmen është në vetvete një veprim që duhet mirëpritur dhe përshëndetur. Kjo pasi ajo do të nxjerrë në pah rreziqet që kanë përpara vendet në zhvillim.
Por sigurisht që kjo ndihmë nuk mund të mjaftojë. Amerika nuk mund ta zgjidhë e vetme krizën e afërt të ushqimit në botë. Në fakt, të gjithë prodhuesit e ushqimit, e gjithë bota, duhet të kërkojnë mënyra për të rritur prodhimin e tyre, dhe për të ndaluar shpërdorimet e panevojshme të produkteve ushqimore.
Kjo është një sfidë për të gjithë ne, ndaj po ne duhet të përballemi me të. Kjo do të jetë një garë me kohën. Mundësia e një zie buke globale në shekullin XXI është e padurueshme. Sa më shpejt që të përballemi me këtë perspektivë, aq më të mëdha do t?i kemi shanset për ta shmangur atë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...