web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skenari, Rama-Vuçiç/ Si po e përdorin konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve

8 Maj 2022, 07:11, Blog CNA

Nga Neven Andjelic ?Transitions Online?

Pandemia e Covid-19 nuk e ndryshoi politikën dhe shoqërinë. Ajo përshpejtoi dhe forcoi tendencat që ishin tashmë të pranishme dhe po zhvilloheshin përpara përhapjes së koronavirusit. ?Covid-19 është krahasuar me një skaner me rreze X. Ajo ka zbuluar fraktura në skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar?,- ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Qeveritë u përpoqën të forconin pushtetin e tyre, ndërsa hapësira qytetare u gjend nën një presion të jashtëzakonshëm. Disa aktorë socialë u përpoqën t?u rezistonin kompetencave  shtetërore në rritje, por nuk kishte asnjë dyshim se kishte filluar një epokë e re.

Këto janë disa nga temat e librit tim të ri ?Covid-19, Shteti-pushteti dhe shoqëria evropiane: Fokusimi mbi Ballkanin Perëndimor?.

23 nga 45 shtetet evropiane me një popullsi prej mbi 100 milionë banorësh, kaluan nga sistemi komunist drejt një forme demokracie. Ndërkohë, mbi gjysma e shteteve ish-komuniste janë përfshirë në konflikte të dhunshme. 19 shtete të reja në Evropë u krijuan ose u rikrijuan gjatë viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000.

Perceptimi i një Evrope të përbërë nga forma të ndryshme sociale dhe të qeverisjes konfirmohet në këtë libër nëpërmjet analizës së 20 indekseve, të krijuara nga studiues të shquar, që mbulojnë fushat e qeverisjes; liritë personale, ekonomike dhe mediatike; korrupsionin; rregullin dhe ligjin; dhe të drejtat e njeriut.

Në libër unë identifikoj ekzistencën e 5 llojeve kryesore të shoqërisë në Evropë. Së pari ekziston një Evropë Perëndimore (e vjetër) me një ?shoqëri të hapur?, dhe një përzierje e Evropës ?së vjetër? dhe ?të re? kryesisht në shtetet e Evropës Qendrore dhe Jugore, të përcaktuara si ?shoqëri shumë të hapura?.

?Shoqëritë e hapura? gjenden në vendet në periferi të Evropës Qendrore, ndërsa ?shoqëritë e shtypura? janë karakteristike të vendeve më pak të suksesshme pas konflikteve në Ballkanin Perëndimor dhe hapësirës post-sovjetike. Disa shtete në skajet lindore të Evropës, kryesisht republikat post-sovjetike, përkufizohen si ?shoqëri të mbyllura?. Natyrisht, ka edhe disa përjashtime nga rregulli.

Duke iu kthyer Ballkanit Perëndimor, efekti i pandemisë edhe këtu si kudo tjetër, ka qenë forcimi i fuqisë të shtetit. Në këtë pjesë të Evropës, institucionet shtetërore janë të dobëta; janë paralizuar instrumentet e llogaridhënies publike; ndërsa elektoratet e polarizuara i mbajnë shoqëritë brenda domeneve të autokratëve.

Një nga gazetat më të rëndësishme gjermane ?Sueddeutsche Zeitung? citon ish-ambasadorin e Gjermanisë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Gudrun Stainaker, të thotë së fundmi se ?në Serbi dhe rajon, janë krijuar demokraci hibride, kleptokraci dhe shtete mafioze?. Sipas tij atje do të ketë pak ndryshime, për sa kohë që ?elita? të tilla i përshtaten Bashkimit Evropian.

Disa studiues i kanë quajtur ?stabilitokraci? këto regjime. Aleksandër Vuçiç në Serbi, Edi Rama në Shqipëri dhe Milo Gjukanoviç në Mal të Zi, i përdorin hapur fuqitë e tyre autoritare. ?The Economist? citon rezultatin e një sondazhi sipas të cilit ?rreth 71 për qind e malazezëve e duan udhëheqësin e tyre të fortë dhe të vendosur?.

Historiani Oliver Shmit bën disa krahasime interesante midis Ramës dhe Vuçiçit. ?Që të dy këta udhëheqës i kapërcejnë strukturat demokratike dhe mediat e lira, dhe po e përdorin konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve, kryesisht për Kosovën, për të ?përfituar kapital politik prej saj?, – thotë ai.

?Prirja autokratike e Ramës doli në pah në fillim të pandemisë, kur ai u bë lideri i parë evropian që nxori ushtrinë në rrugë, jo për të ndihmuar në përpjekjet humanitare, por për të ruajtur sigurinë, dhe për të treguar forcën?, – thotë gazetarja Una Hajdari.

Rama, Gjukanoviç dhe Vuçiç cilësohen ndonjëherë në mënyrë të gabuar si liberalë kur u përshtatet institucioneve evropiane apo aleancave të sigurisë të Perëndimit. ?Foreign Policy? e përshkroi Vuçiçin si ?autokratin e preferuar të Evropës?, dhe formën e tij qeverisëse si një ?autokraci të butë?, duke theksuar se ?BE-ja po e minon besueshmërinë e saj duke zgjedhur stabilitetin në vend të demokracisë në Serbi?.

Qeverisja në Ballkanin Perëndimor karakterizohet gjithnjë e më shumë nga politika dhe retorika nacionaliste, nga liderët autoritarë, pavarësia e shtypur e medias dhe kapja e shtetit. Rënia e demokracisë ishte tashmë një fakt në Ballkan që para pandemisë.

Polonia, Kroacia, Hungaria, Bosnja dhe Serbia, patën rënien më të mëdhe të lirisë së shprehjes në Evropë dhe Azinë Qendrore në 5 vite radhazi para vitit 2020. Pandemia u përdor në disa shtete, dhe jo vetëm tek ato me institucione të dobëta, për ta shtypur më tej shoqërinë. Një raport përmendi  38 shtete evropiane që përdorën gjerësisht gjendjen e jashtëzakonshme, dhe në shumicën e rasteve pa ?njoftimin e duhur për shmangien nga angazhimet ndërkombëtare?, përkatësisht nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në shumë raste, shpalljet e gjendjes së jashtëzakonshme ?u pasuan nga miratimi i kufizimeve të paprecedenta për të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare?. Ligjet e reja kundër dezinformimit u miratuan gjatë pandemisë në Bosnje, Hungari, Rusi, Serbi dhe Turqi.

Regjimet autoritare ndikojnë fuqishëm, në mos kontrollojnë drejtpërdrejt mediat. Liria e medias degradoi më tej gjatë pandemisë. Nga globalizimi përfituan kryesisht elitat, ndërsa shumë qytetarë ndiheshin gjithnjë e më shumë të tradhtuar nga udhëheqësit kombëtarë.

Rritja e pabarazisë u ka dhënë udhëheqësve populistë një armë të fuqishme në debatet kombëtare, duke e bërë më joshës konceptin se një shtet më i fortë mund të jetë një mjet për të mbrojtur popullsinë.

Ndryshimet që vijojnë mund të mos jenë domosdoshmërisht demokratike, edhe nëse arrihen me mjete demokratike. Liderët karizmatikë që dalin nga lëvizje të tilla, zhvillojnë një sundim të fortë autokratik, i kundërshtojnë organizatat ndërkombëtare, refuzojnë disa norma ndërkombëtare dhe shkelin të drejtat e njeriut. Këto procese maskohen si ruajtje e vlerave kombëtare, kulturës, traditës, sovranitetit dhe pavarësisë.

Shënim:Neven Andjelic, asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin Regent në Londër.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga