Mendoni se 8 orë gjumë janë mjaftueshëm?/ Mendohuni sërish!
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qeverisjen e të moshuarve), shkroi Dejvid A.Graham në ?The Atlantic?. Korridoret e pushtetit në Uashington, janë të mbushura me njerëz në të 60-at, 70-at dhe 80-at e tyre, shumë prej të cilëve janë shumë të moshuar për të qenë efektivë.
Ky problem u zbut javën e kaluar kur gazeta ?San Francisco Chronicle?, publikoi një histori të jashtëzakonshme, duke pretenduar se senatorja demokrate 88-vjeçare nga Kalifornia, Diana Feinshtein, është bërë ?mendërisht e papërshtatshme për të shërbyer në detyrë?.
Në artikullin në fjalë, 4 senatorë dhe 3 ish-punonjës të stafit të saj, rrëfejnë momente gjatë 2 viteve të fundit kur Feinshtein arriti të njihte plotësisht kolegët e vjetër, dhe kur është shfaqur e hutuar gjatë diskutimeve mbi çështjet politike.
Feinshtein ka mohuar se vuan nga rënia e aftësive mendore. Por Piter Saderman shkroi në ?Reason.com? se edhe nëse e pranojmë këtë si të vërtetë, mosha e madhe e politikanëve tanë mbetet një problem madhor.
Senati aktual ka senatorë me moshën mesatare më të lartë në historinë SHBA-së: 64 vjeç. Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Miç Mekonell, është 80 vjeç; senatori Çak Grasli, 88 vjeç; Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve (Kongresit), demokratja Nensi Pelozi është 82 vjeçe.
Në një epokë në të cilën në qendër janë kërkesat për politika të reja (si ato për disiplinimin e veprimtarisë së teknologjisë) dhe problemet (ndryshimet klimatike), ne po qeverisemi nga 80 e ca vjeçarë që për dekada nuk kanë sjellë asnjë ide të re.
Dhe kjo ngre një pikëpyetje serioze mbi aftësinë e klasës qeverisëse të kombit tonë për të kryer detyrat e veta. Dhe këto pyetje fillojnë që me presidencën Bajden, tha Rod Dreher në ?The American Conservative?. Kreu aktual i Shteteve të Bashkuara është 79 vjeç.
Nëse ai kandidon për një mandat të dytë dhe fiton, presidenti Bajden do të jetë 82 vjeç në ditën e inaugurimit, dhe 86 vjeç në fundin e mandatit të tij të dytë. Kundërshtari i tij më i mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024, Donald Trump, do të jetë 78 vjeç, gjithnjë nëse arrin të fitojë një mandat të të ri.
Në atë moshë, ekziston një rrezik shumë më i madh i problemeve të pleqërisë dhe rënies fizike, siç po e tregon tashmë në shumë raste Xho Bajden. Është e vërtetë, që Xho ka pasur gjithnjë një tendencë për të bërë gafa.
Por deklaratat e tij impulsive gjatë luftës në Ukrainë – duke bërë thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi, dhe duke i etiketuar si ?gjenocid? mizoritë e ushtrisë ruse ndaj civilëve – kanë kaluar nga të turpshme në të rrezikshme.
Në fakt siç e theksoi edhe Megan Mekein në një artikull për britaniken ?Daily Mail?, ky nuk është një problem i ri. Tetëdhjetëvjeçarët kanë pasur prej kohësh një ?dominim të hekurt? në Uashington.
?Më kujtohet në një rast kur drekova me tim atë, senatorin Xhon Mekein në sallën e ngrënies së senatit dhe pashë senatorin Strom Turmond, asokohe në të 90-at mbi një karrige me rrota që ishte në tavolinën e tij, teksa një kujdestar i vendoste pecetën në qafë dhe e ndihmonte të ushqehej?.
Turmond vdiq 5 muaj pas largimit nga detyra, kur ishte 100 vjeç. Senatori Robert Bird nga Virxhinia Perëndimore, shërbeu në detyrë deri në moshën 92-vjeçare, dhe nga fundi votonte vetëm përmes shenjave.
Në rast se ky lloj problemi do të lindte në sektorin privat, shkruan Rut Markus në ?The Washington Post?, mund të jeni të sigurt se ?një bord drejtorësh do ta gjente një mënyrë për të mënjanuar një drejtues ekzekutiv shumë të moshuar dhe të paaftë fizikisht për të kryer detyrën?.
Por në Senatin e SHBA-së nuk ka kufizim për moshën, dhe kështu u lihet në dorë votuesve që të dëbojnë politikanët që e kanë kaluar moshën e tyre. Fatkeqësisht, në shumë raste stafet e këtyre politikanëve dhe funksionarëve të lartë e fshehin faktin që ata ?nuk janë më funksionalë?.
Dhe vetë politikanët nuk do ta pranonin largimin. Shumica e njerëzve në pushtet thjesht ?nuk duan ta kuptojnë se kur është koha për të dhënë dorëheqjen?. Zgjidhja është e qartë: kufizim për moshën e ligjvënësve tanë, siç propozoi së fundmi edhe Morin Kallahan në ?New York Post?.
Pilotët e linjave ajrore komerciale kanë një moshë të detyrueshme kur dalin në pension: 65-vjeç. Po kështu edhe kontrollorët e trafikut ajror: 56-vjeç. Atëherë, pse jo politikanët? Një sondazh i fundit i ?YouGov?, zbuloi se një shumicë e qartë e amerikanëve, duan një kufizim të moshës deri në 70 vjeç për zyrtarët e zgjedhur.
Nëse ky kufi do të vendosej tani, do të detyronte daljen në pension të 30 për qind të senatorëve aktualë. Kush mendon vërtetë se një grup 70 dhe 80-vjeçarësh duhet të diktojë të ardhmen e Amerikës?/ ?The Week?-Përshtatur nga CNA.al
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...