Sa joefikase është ushtria ruse?
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Giorgio Cafiero ?TRT World?
Shpërthimet e fundit në Transnistria, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për përfshirjen e mundshme të Moldavisë në luftën ruso-ukrainase. Por konflikti ka gjithashtu një ndikim destabilizues në Ballkanin Perëndimor, pasi ka ushtruar presion mbi vendet e këtij rajoni për t?u ?pozicionuar me njërën palë?, teksa hapësira e neutralitetit po tkurret në të gjithë Evropën.
Kremlini sheh se ka mundësi t?i shfrytëzojë tensionet në rajon në favor të përpjekjes së Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes. Ndonëse ekspertët ndryshojnë mbi masën në të cilën Rusia mund të luajë një rol destabilizues, krizat politike, problemet ekonomike, problemet e mëdha qeveritare dhe migrimi i më të arsimuarve gjatë viteve të fundit nga Ballkani, i kanë dhënë Moskës mundësi për të ndërhyrë.
Në këtë pikëpamje, ka kontribuar edhe komploti i supozuar për një grusht shteti të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi në vitin 2016. Moska e ushtron një pjesë të madhe të ndikimit të saj në ?oborrin e brendshëm? të Evropës nëpërmjet Serbisë.
Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat e lidhura me Kremlinin, kanë një rol kryesor në këtë përpjekje. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës iu bashkua sanksioneve të forta kundër Rusisë pas 24 shkurtit, Serbia qëndroi mënjanë.
Në fakt, që kur ushtarët rusë hynë në Ukrainë, numri i fluturimeve ditore direkte nga Beogradi në Moskë u rrit nga 1 në 3. Rendi i brishtë politik në Bosnje Hercegovinë është tensionuar gjithnjë e më shumë që nga fillimin e luftës.
Në Sarajevë, shumë njerëz kanë frikë se Rusia do ta shndërrojë Republika Srpska (RS) – entiteti serb i Bosnjës që përbën 49 për qind të territorit të vendit – në një ?Transnistria ballkanike?. Milorad Dodik, anëtari aktual serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka një histori kërcënimesh dhe shantazhesh për ndarjen e RS nga Bosnja në përputhje me narrativat për krijimin e të ashtuquajturës ?Bota Serbe?.
Dodik ka ngritur disa pretendime nacionaliste, duke e dëmtuar rëndë ekuilibrin e pasluftës në Bosnje Hercegovinë, ndërsa po e sfidon hapur Sarajevën për të rimarrë disa kompetencat të tjera për RS. Ai ka arritur deri të ndalojë policinë qendrore dhe agjencitë e inteligjencës që të veprojnë në Republika Spsrka, ndërsa ka ngritur institucione paralele, dhe madje ka shpallur synimet për të krijuar një ushtri të entitetit që drejton.
Përpara luftës në Ukrainë, zyrtarët e Sarajevës ishin tashmë të shqetësuar për mbijetesën e Bosnjës si një shtet sovran. Por shqetësime të tilla vetëm sa janë shtuar pas 24 shkurtit. Veprimet e Moskës në rajonin gjeorgjian të Osetisë Jugore, Transnistria në Moldavi dhe në pjesë të Ukrainës Lindore, kanë ngjallur shqetësimet se Rusia mund të ndihmojë RS me para, armë dhe këshilltarë ushtarakë nëpërmjet Serbisë.
Në Sarajevë pati shumë lehtësim, kur rezistenca ukrainase e mbështetur nga Perëndimi, i shkaktoi rusëve humbje të rënda dhe solli dështimin e tyre për të pushtuar Kievin. ?Po të kishte rënë Kievi në duart e Rusisë, RS do të kishte shpallur pavarësinë, dhe ne tashmë do të ishim në luftë?- thotë për TRT World Harun Karçiç, gazetar dhe analist politik boshnjak që mbulon Ballkanin.
Që nga vitet 2000, është folur për anëtarësimin e Bosnjës në NATO, dhe SHBA ka qenë një mbështetëse e fortë e hyrjes së këtij vendi në aleancën perëndimore. Por në praktikë, kjo është e pamundur. Ndërsa krerët myslimanë dhe kroatë në vend, duan anëtarësimin e Bosnjës në NATO, Dodik e kundërshton me vendosmëri këtë.
Vendimet kryesore të politikës së jashtme, kërkojnë konsensusin e 3 pjesëve të presidencës trepalëshe, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Bosnja nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas 24 shkurtit. Edhe segmente të popullsisë që e mbështesin Putinin, kundërshtojnë fuqishëm idenë e anëtarësimit të vendit në NATO.
Shumë serbë të Bosnjës mbajnë simbolin ?Z?, dhe ?Ujqërit e Natës?, një grupim motoçiklistësh pro-rusë, që ka mbajtur tubime në Republiaka Srpska për të shprehur solidaritetin me fushatën ushtarake të Putinit në Ukrainë.
Në mars, ambasadori i Rusisë në Sarajevë, Igor Kalabukov, e kërcënoi Bosnjën me një ?trajtim të ngjashëm si të Ukrainës?, nëse ajo do të synojë të hyjë në NATO. ?Ne e kemi treguar me Ukrainën se çfarë presim. Nëse ka kërcënime, ne do të reagojmë?- tha diplomati rus.
Nëse administrata e Putinit do të shqetësohet seriozisht për anëtarësimin e Bosnjës në NATO, Moska mund të njohë ?pavarësinë? e RS. Në rrethana të tilla, Bosnja do të zhytej ndoshta sërish në një konflikt të armatosur. Në atë moment, ?paqeruajtësit? rusë mund të shfaqen në Banja Luka ose pjesë të tjera të RS nëpërmjet Serbisë, për të ndihmuar në ?stabilizimin? e situatës.
Ashtu siç veprimet e Rusisë në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kanë krijuar kushte që e bëjnë anëtarësimin e tyre në NATO të duket si jorealist, një prani ruse brenda RS do të kishte të njëjtin efekt. Duke u bërë RS një republikë pro-ruse de facto e shkëputur në Ballkanin Perëndimor, ajo do të pozicionohej në kufijtë e dy anëtarëve të NATO-s: Kroacisë dhe Malit të Zi.
Nga këndvështrimi i Moskës, kjo do t?i jepte mundësinë Rusisë të luante kokë më kokë me NATO-n, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore po punojnë për të futur në NATO më shumë vende që janë në kufi me Rusisë. Anëtarësimi i Bosnjës në NATO do ta privonte Moskën nga mjetet për të kërkuar ndikim në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet RS.
Një ndikim i tillë i jep mundësi Kremlinit të përfitojë nga tensionet etnike dhe fetare në Bosnje, gjë që e ndihmon Moskën ta largojë vëmendjen e Perëndimin nga lufta e Rusisë në Ukrainë. ?Rusia është e shqetësuar për anëtarësimin e Bosnjës në NATO, pasi beson se është e rrethuar?- thotë Xhon Fefer, drejtor i think-tankut ?Foreign Policy in Focus?.
Sipas tij Putin ka një mentalitet garnizoni, dhe ai nuk dëshiron ta shohë Bosnjën të bëhet pjesë e ushtrive kundërshtare. Për Putinin, ky është një konflikt midis 2 qytetërimeve. Por një pasojë e konfliktit ruso-ukrainas ka qenë mbështetja në rritje në Sarajevë dhe pjesë të tjera të Bosnjës për anëtarësimin në NATO.
Shumë boshnjakë që kundërshtojnë politikat e Dodik, duan që Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR) t`i intensifikojnë aktivitetet në vendin e tyre, duke e parë forcën paqeruajtëse të BE-së si një masë të përkohshme për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.
Ndërsa Bosnja po kalon krizën e saj më të rëndë të pasluftës, veprime të tilla do t?i dërgonin një mesazh Kremlinit dhe elementëve pro-Putin në Serbi dhe RS për angazhimin e institucioneve perëndimore për të kundërshtuar ndikimin rus dhe përfaqësuesit e Moskës në vendin ballkanik. Prandaj, Perëndimi mund të bëjë shumë për të ndihmuar Sarajevën të ruajë stabilitetin e vendit dhe të mbrojë sovranitetin e saj kombëtar.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...