Lufta e Rusisë në Ukrainë duhet ta ndryshojë BE-në
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Gerrard Kaonga ?Newsweek?
Zërat për një zëvendësim të mundshëm të presidentit rus Vladimir Putin u shtuan sërish për shkak të veprimeve të këtij të fundit gjatë Paradës së përvitshme të organizuar Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj.
Pamjet filmike të udhëheqësit rus që bisedon për disa minuta me një burrë gjatë paradës kanë filluar të qarkullojnë në mediat sociale, të shoqëruara me disa spekulime se ky njeri do të zëvendësojë një ditë Vladimir Putinin në krye të Rusisë.
Në fillim ishte piloti ukrainas i garave me makina, Igor Sushko, ai që i shpërndau pamjet në rrjetet sociale, të cilat brenda pak minutash patën mbi 45.000 shikime në faqen e tij në Twitter. Ai pretendoi se njeriu me të cilin po bisedonte Putini quhej Dimitri Kovalev.
?I riu me të cilin Vladimir Putin pati një bisedë të gjatë dhe të sinqertë në Sheshin e Kuq, është kreu i departamentit të administratës presidenciale Dimitri Kovalev?- shkroi ai në profilin e tij në Twitter. ?Newsweek? nuk ka qenë në gjendje që të verifikojë në mënyrë të pavarur, nëse ky është identiteti i vërtetë i burrit që shfaqet përkrah liderit rus.
Në postimin e tij në Twitter, Sushko tha gjithashtu se për momentin identiteti është ende i pakonfirmuar. ?Menjëherë nisën të qarkullojnë thashethemet se ai mund të ishte pasardhësi i zgjedhur i Vladimir Putinit?,- shtoi Sushko.
Edhe uebsajti ?Baza? në platformën në Telegram, i fokusuar kryesisht te lajmet, pretendoi se Vladimir Putini po bisedonte pikërisht me Dimitri Kovalev, dhe se ai është një pasardhës i mundshëm i liderit aktual të Federatës Ruse.
?Baza? zbuloi identitetin e një të riu që bisedoi për diçka me Vladimir Putinin pas përfundimit të Paradës së Fitores?- shkruante uebsajti rus në një postim në rrjetin social Telegram. ?Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, kamerat kapën enkas bisedën midis tyre. Disa kanale në Telegram sugjeruan se i riu është një pasardhës i ardhshëm i Putinit në krye të shtetit?- theksohet më tej.
Postimi në Telegram, u shoqërua edhe me foto të tjera të personit që bisedoi me Putinin, ndërsa u dhanë edhe disa detaje të tjera mbi Kovalev. ?Dimitri Kovalev që shihet duke ecur pranë Putinit në ditën e paradës, është 36 vjeç, dhe sipas ?Baza?-s, ai është në krye të njërit prej departamenteve të Administratës Presidenciale?- vijon më tej postimi.
Më tej theksohet se në faqen personale të Kovalev ka shumë foto nga loja e hokejit. Ka shumë të ngjarë që ai ta ketë takuar Putinin duke biseduar mbi pasionin e përbashkët që kanë për këtë sport.
Vladimir Putini ka treguar publikisht dashurinë e tij për hokejin. Gjatë ditëlindjes së tij të 63-të në vitin 2015, ai drejtoi një ekip me yjet rusë të hokejit, tashmë në pension kundër një ekipi amatorësh në një shesh patinazhi olimpik në Soçi.
Ndërsa Putini nuk ka njoftuar publikisht se do të largohet nga posti i udhëheqësit rus që mban, vazhdon të ketë jo pak spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore. Kështu janë përhapur shumë zëra se ai mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit ose nga një sëmundje tumorale, për shkak të sjelljes gjatë daljeve të tij publike.
Kremlini i ka hedhur poshtë vazhdimisht spekulime të tilla, por kjo nuk i ka ndaluar analistët dhe ekspertët që të hetojnë në detajet më të imta videot e takimeve publike të Putinit. Megjithatë, nuk është vetëm Putini, ai që i është nënshtruar një shqyrtimi të tillë.
Për dekada me radhë, udhëheqësit politikë në poste të larta, kanë qenë subjekt i spekulimeve të shumta mbi gjendjen e tyre shëndetësore, duke u bazuar edhe te detajet më të vogla, si për shembull në rastin kur Riçard Nikson u pa duke djersitur shumë gjatë një debati televiziv me Xhon F.Kenedin në vitin 1960.
Apo kur Donald Trump nisi të gulçojë gjatë një debati televiziv përballë Hilari Klintonit në fushatën presidenciale të vitit 2016. ?Newsweek? ka kontaktuar zyrën e shtypit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë për ndonjë koment, por nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi këtë çështje./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...