web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vangjeli paralajmëron zhvillime të forta/ Në Shqipëri do të vijnë një grup i madh prokurorësh nga Franca, Belgjika dhe Holanda

12 Maj 2022, 21:01, Aktualitet CNA

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të forta. Mes të tjerash Vangjeli tha se brenda një muaji në Shqipëri do të vijnë një grup i madh prokurorësh nga Franca, Belgjika dhe Holanda.

Analisti zbuloi se është hapur telefoni i një personazhi të njohur të botës të krimit, i akuzuar për vrasje. Sipas tij, në këtë telefon janë gjetur gjëra që mund të lënë shumëkënd pa gjumë.

?Çfarë ka pasur ndërmend kryeministri nga ato që di dhe nuk thotë? Vitin e shkuar në fund të shtatorit është nënshkruar marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Ka një mal të madh me dosje në gadishullin Iberik. Do ta dëgjojmë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë se si ndërthuren dhe bëhen gërshet zeshkani, marrëdhënie të papërshtatshme të personazheve të njohur në Shqipëri me botën e krimit.

Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vijnë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mendja.

EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi. Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Se sa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie, por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumëkënd e lënë pa gjumë. Biseda, video dhe gjëra të tjera të cilat prokurorët i kanë parë. krimi i rrugës është i egër, por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës, se njihet si toponim tani, që mund të trondisë shumëkënd?, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga