web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja e “Toyota Yaris”/ Artan Hoxha dëshmon të martën në Bruksel

12 Maj 2022, 21:03, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ditën e martë në orën 10:00 do të japë dëshminë e tij për dosjen ?Toyota Yaris? në Bruksel në Prokurorinë Federale belge.

Në emisionin ?Opinion?, Hoxha tha se autoritetet belge nuk kanë pranuar që ai dëshminë ta bënte në Tiranë, pasi dyshonin se deklarata e tij mund të dekonspirohej.

?Unë javën tjetër, ditën e martë në orën 10 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen ?Toyota Yaris?. Ka një element tjetër që mua më shqetëson në fakt. Autoritetet belge zgjodhën që të mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas tyre deklarimet e tyre që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe për këtë arsye kërkuan që këtë deklarim ta bëja në prokurorinë belge?,-tha Hoxha.





Lajmet e fundit nga