web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zonja 5 milionëshe”/ Berisha ‘leksion’ Spiropalit: Kam përballë një organizatë kriminale

14 Prill 2022, 14:08, Politikë CNA

Gjatë seancës së sotme paralamentare ka patur debate dhe akuza të vazhdueshme. Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ministres Elisa Spiropali, duke thënë se është i vetëdijshëm që ka përballë një organizatë kriminale.

Kur një zonjë flet në këtë mënyrë nuk prish gojën tënde dhe ti kthehesh me ato që meriton, kur nuk ke turp thua dhe bën gjithçka. Vij këtu i vetëdijshëm se kam përballë një organizatë kriminale të vërtetë që ka përdor çdo ditë të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve.

Vij këtu i vetëdijshëm se vetëm në afërën e fundit të inceneratorëve, brendi shqiptar i zonjës Konomi, me anëtarët e organizatës së tij, skënderbuçi i Spiropalit, ka plaçkitur, 430 mln euro më së paku. Vij këtu për të qëndruar karshi jush dhe treguar shqiptarëve se çfarë shkalle inkriminimi keni. Zonja që foli, që thirret rëndom, zonja 5 milionëshe, nuk hyn te anëtarët e mëdhenj të organizatës. Por hyn si anëtar i bronjuar i saj.

Ndaj dhe ju keni borxh të dilni, të shani me gjuhë ordineri dhe të përdorni fjalë të cilat, një grua që i thotë vetes të tillë, nuk ja lejon vetes. Jo se fjalori më mungon të ju them, një për një, por goja ime frenohet kur vjen fjala para një zonje.

Sa shpirtra shqiptarësh peshon mbi ty dhe e ngjite vendin në majën e botës për vdekjet nga covidi”, tha Berisha. / CNA.al





Lajmet e fundit nga