web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka Lewa-Ibra, por Poloni-Suedi/ Vetëm një do të jetë në “Katar 2022"

29 Mars 2022, 15:42, Sport CNA

Polonia ose Suedia. Vetëm një do të jetë në kupën e botës në Katar dhe kjo do të vendoset sonte nga ora 20:45 në ?Stadion Slaski? në qytetin ?Chorzów?.

Skuadra e Robert Lewandowskit, e cila arrin në këtë finale të ?play-off?-it, pasi ka siguruar kualifikimin direkt pas përjashtimit të Rusisë nga FIFA për luftën ndaj Ukrainës.

Ajo do të përballet me një Suedi, që komplikoi klasifikimin me Spanjën dhe që nuk ka një yll të diferencuar si Zlatan Ibrahimoviçi në të kaluarën. Shkurt është një skuadër e kompensuar.

Kështu që do të jetë një duel në të cilin, nëse nuk vendoset në 90 minuta, do të luhet një kohë shtesë. Diçka me të cilën Suedia është mësuar tashmë, sepse në gjysmëfinale të ?play-off?-it kundër Republikës Çeke, ishte ajo që u kualifikua.

Të dy ekipet mbërrijnë pa ndonjë humbje të rëndësishme, përtej asaj të vetë Ibrahimoviçit në ekipin skandinav. Pritet një finale e plotë nga të dy ekipet për të mësuar emrin e një finalisti të ri midis Polonisë apo Suedisë që do të jetë në finalet e ?Katar 2022?.

Nëse arrihet, ky do të ishte kualifikimi i 13-të i Suedisë në një Kupë Bote (22 duke numëruar edhe Katarin), ku ekipi skandinav ka arritur një vend të dytë historik (Suedi-1958) që dhe dy vende të treta (Brazil-1950 dhe SHBA-1994). Ndërkohë, që në botërorin e fundit në Rusi, skuadra nordike arriti deri në çerekfinalet pas dy edicioneve (Gjermania-2006 dhe Afrika e Jugut-2010) pa u kualifikuar.

Nga ana e saj, Polonia, nëse fiton sonte, do të arrinte pjesëmarrjen e saj të 9-të në një kupë bote, ku rezultatet më të mira i saj janë dy vende të treta në edicionet e RFGJ-1974 dhe Spanjë-1982.





Lajmet e fundit nga