web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miqësorja e sotme me Gjeorgjinë, ja pse është një sfidë historike për kuqezinjtë

29 Mars 2022, 06:23, Sport CNA

Dueli në ?Air Albania? mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të jetë historike për përfaqësuesen shqiptare të futbollit. Edhe pse ndeshjen e parë me Gjeorgjinë e kemi luajtur vetëm në vitin 1994, dueli i kësaj mesjave bën që Gjeorgjia të jetë skuadra e dytë me të cilën jemi ndeshur më shumë në historinë e përfaqësueses kuqezi.

Kjo rezulton të jetë ndeshja e 14 mes dy përfaqësueseve, me një bilanc që flet qartësisht për palën gjeorgjiane deri tani pasi ka 7 ndeshje të fituara kundrejt vetëm 3 të përfaqësueses kuqezi, ndërsa 3 takime të tjera janë mbyllur në barazim.

Fitorja e fundit kuqezi është në ndeshjen e fundit zyrtare mes skuadrave, në vitin 2005. Ndërsa që atëherë, regjistrohen 3 barazime e një fitore për Gjeorgjinë në katër miqësoret që janë luajtur mes dy ekipeve.

E vetmja kombëtare ndaj të cilës Shqipëria ka luajtur më shumë ndeshje mbetet Rumania me 17 të tilla. Ndërsa mbeten në kuotën e 13 ndeshjeve Greqia dhe Polonia.





Lajmet e fundit nga