web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thojini ik mbushu”/ Rooney zbulon si iu përgjigj interesimit të Fergusonit kur ishte vetëm 14 vjeç

28 Mars 2022, 10:42, Sport CNA

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm i Evertonit, Manchester United dhe përfaqësueses së ?Tre Luanëve?, tashmë trajner i Derby County-t në Championship, duke folur për karrierën e tij, ka treguar se si ka qenë kontakti i parë me Manchester United. Kur ishte 14 vjeç, Rooney u kontaktua nga ?Djajtë e Kuq? për të nënshkruar me ta, por ish-futbollisti nuk donte të largohej nga Evertoni.

?Sir Alex Ferguson u përpoq të nënshkruante me mua kur isha 14 vjeç. Po fliste në telefon me mamin dhe babin tim. Ata më thanë: ?Alex është në telefon, Manchester United dëshiron të nënshkruajë me ty?. U thashë prindërve t?i thoshin Fergusonit ?ik mbushu?, sepse doja të luaja për Evertonin?, ? shpjegoi 36-vjeçari gjatë një eventi. ? ?Pastaj, me kalimin e kohës, kuptova se duhej të luaja për Alex Fergusonin.

Ai ishte arsyeja që unë nënshkrova për United?. Në moshën 16-vjeçare, ai u bë lojtari më i ri në histori që shënon në Premier League dhe në moshën 18-vjeçare veshi për herë të parë fanellën e ?Djajve të Kuq?, për t?u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi.





Lajmet e fundit nga