web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet Superiorja, zbulohet axhenda e javës së 27-të

27 Mars 2022, 19:35, Sport CNA

Kategoria Superiore, rikthehet më datën 2 prill pas pauzës për shkak të angazhimeve të ekipeve Kombëtare. Së fundmi është zbuluar edhe axhenda e javës së 27-të, e cila do të jetë e ndarë në 3 ditë të ndryshme. Të shtunën e 2 prillit, Dinamo luan një ?finale? mbijetese me Egnatian teksa Kukësi do të masë forcën me Tiranën. Oraret dhe stadiumet për këto sfida nuk janë vendosur ende.

Ndërsa të dielën, Teuta luan me Skënderbeun në 16:45. Durrsakët pas tetë muajsh kthehen në ?Niko Dovana? me fushë të re. Të hënë me 4 prill, Vllaznia luan me Kastriotin në ?Loro Boriçi?ndërsa Partizani përballet me Laçin në ?Elbasan Arena?. Sfida të projektuara fillimisht në 17:45. Vlen të theksohet se në ditët në vijim mund të ketë ndryshime për sa i përket axhendës së javës së 27-të, teksa në mesin e javë luhen edhe dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

AXHENDA, JAVA E 27-TË E SUPERIORES:

E shtunë, 2 prill 2022

Dinamo ? Egnatia

Kukësi ? Tirana

E diel, 3 prill 2022

16:45 Teuta ? Skënderbeu

E hënë, 4 prill 2022

17:45 Vllaznia ? Kastrioti

17:45 Partizani ? Laçi





Lajmet e fundit nga