web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Reja publikon formacionin zyrtar për ndeshjen me Gjeorgjinë

29 Mars 2022, 14:47, Sport CNA

Shqipëria luan në orën 18:00 miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Reja ka publikuar formacionin zyrtar. Duke e nisur nga porta, ndaj Gjeorgjisë do të jetë radha e Tomas Strakoshës.

Në mbrojtje pritet që Odise Roshi të kalojë nga krahu i djathtë dhe në te majtin te luajë Hysaj, ndërsa qendra e repartit përbëhet nga treshja që luajti ndaj Spanjës: Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë risia eshteKristjan Asllani që do të luajë ndeshjen e parë si titullar me Kombëtaren A, teksa do të shoqërohet nga Ylber Ramadani dhe Endri Çekiçi.

Ndërkaq, dyshja sulmuese përbëhet nga Armando Broja dhe Rei Manaj.





Lajmet e fundit nga