web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë territor”/ Këshilltari i Zelenskyt tregon kushtet për një marrëveshje paqeje

28 Mars 2022, 15:36, Kosova & Bota CNA

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Alexander Rodnyansky në një intervistë për BBC, ka deklaruar se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të vet. Një deklaratë e tillë vjen edhe referuar deklaratave të fundit për mbajtjen e një referendumi për shkëputjen e rajonëve të shpallura të pavarura nga Rusia në nisje të luftës.

Ai tha se tani presioni është mbi Rusinë dhe se është e qartë që Moska nuk mund të përballojë një luftë të tillë për vite me radhë, ndërkohë që në vetëm një muaj që ka nisur sulmet, kanë një moral të ulët sa nuk mund të jetë konsistente as në furnizimet dhe logjistikën e tyre.

Rodnyansky sugjeroi një version më konkret të “memorandumit të Budapestit” që do të ishte i nevojshëm për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.

?Memorandumi i Budapestit duhej të garantonte sigurinë tonë në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore në vitet ’90. Do të duhej të ishte diçka në ato linja, ku do të specifikoheshin hapat, cilat vende saktësisht do të vepronin në çfarë mënyre nëse rrezikohet siguria jonë”, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga