web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës/ Lavrov: Takimet e radhës mund të mbahen në Beograd

28 Mars 2022, 14:09, Kosova & Bota CNA

Ndërkohë që pritshmëritë mbi negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës janë rritur, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka përmendur sot një vend ku mund të mbahen takimet e radhës. Ai tha se Rusi do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.

?Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar. Edhe pse, e përsëris, sigurisht që do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin?, tha Lavrov në një reagim për mediat serbe.

Ndërkohë, negociatat të cilat mendohej të zgjasnin tre ditë, sot, të martën dhe të mërkurën, pritet të nisin një ditë me vonëse. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov./ CNA.al





Lajmet e fundit nga