LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Depozitat të mbushura, ka muaj që nuk importohet”/ Eksperti ekonomisë tregon si po abuzohet me çmimin e naftës

17 Mars 2022, 18:44, Aktualitet CNA

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, e ka cilësuar konflikt interesi ngritjen e Bordit për Administrimin e Karburanteve në Shqipëri.

Muço tha se si qeveria ashtu dhe përfaqësuesit e karburanteve janë në një konflikt të pastër interesi në bord, pasi të dyja palëve ju intereson rritja e çmimit.

?Kosova bëri që në momentin që pati rritje të çmimeve përcaktoi marzhin e fitimit, duke stopuar rritjen e çmimeve. Masë konkrete. Kemi probleme me drithërat, kush është masa, të mbështesim sektorin bujqësor. Domethënë masa të prekshme. Shqipëria krijoi bordin për karburantet. Në atë tavolinë janë ulur qeveria dhe karburantet, çmimi i naftës ka një rritje 20-25 lekë, nga një anë kemi qeverinë që arkëton 20% nga kjo shumë, pra qeveria është në konflikt interesi, i intereson çmimi i naftës i lartë, sepse ka rritje të ardhurash. Në 5 mars kur të gjitha pikat e karburanteve kaluan nga 180 lekë në 240 lekë treguan se kishte një abuzim, pra të dy aktorët kanë konflikt interese. Qeveria ka në dorë të kontrollojë sa naftë ka hyrë në magazinën doganore. Shqipëria ka muaj që nuk importon naftë sepse janë mbushur depozitat?, tha Muço.

I pyetur se sa i drejtë ka qenë çmimi i vendosur nga bordi për karburantet duke ju referuar çmimit në bursë, Muço tha se nafta në bursë sot ka të njëjtin çmimi sa para luftës ndërsa në Shqipëri është 200 lekë më e lartë.

?Çmimi në 5 mars ishte 98 dollarë për fuçi, po kaq çmimi ka qenë edhe para se të nisë lufta në Ukrainë. Në 15 mars çmimi në bursë ishte sërish në 98 dollarë, që do të thotë se çmimi ishte dhe aq sa para krizës, ndërkohë qeveria caktoi një çmim 200 të vjetra më të lartë se sa ishte para luftës në Ukrainë?, deklaroi Muço./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga