web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Këta përdorin telefonin pa kartë ‘BQ’për lidhje me krimin dhe porosi vrasjesh”/ Berisha akuza qeveritarëve

15 Mars 2022, 21:45, Politikë CNA

Ish lideri demokrat Sali Berisha, në një intervistë televizive, ka akuzuar qeveritarët se kanë përdorur një telefon, i cili nuk regjistron të dhëna, madje funksionon edhe pa kartë. Berisha akuzoi se një mjet I tillë është shfrytëzuar nga qeveria për të vijuar lidhjet me krimin. Sipas ish kryeministrit, një mjet i tillë është përdorur për të porositur vrasje.

?Ekziston një dosje e madhe e telefonit “BQ” e cila i ka bërë radiografinë këtij regjimi.Është një telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë. Kjo është një nga shkaqet kryesore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është pse Serbia mbetet aty ku është. Ky na qenka një telefon pa kartë të cilin rëndom e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale. Kanë porositur vrasje, po po. Kanë porositur vrasje. Unë sot e mora vesh se unë kujtoja se ishte ndonjë aplikacion kjo “BQ” ky qenka telefon ka kartë. Ky është cunam i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete nuk e nxirrja sonte këtë çështje këtu. Po tregoj këtu lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin?, akuzoi Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga