web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E keqja e këtij vendi është keqqeverisja”/ Olli: Çmimet, rezultat i uzurpimit të tregut nga një grup i vogël njerëzish

15 Mars 2022, 20:31, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ia ka faturuar krizën e krijuar në Shqipëri keqqeverisjes. Sipas tij, të gjithë sektorët e administratës publike kanë problem, ndërsa ekzekutivin e vlerësoi si jashtë çdo parametri. Olli ka vlerësuar protestat dhe reagimin masiv të qytetarëve.

?Qeveria në vend që të shikojë me vëmendje më të madhe, jo thjesht dhe vetëm pjesën e një rritje të natyrshme, në situatat e një krize globale, përpiqet me metoda bizantine të rrëzojë çfarëdolloj pretendimi sepse e keqja nuk është thjesht në aspektin e rritjes së çmimeve të larta që ne kemi aktualisht, por është kryesisht prej faktit se kemi një keqqeverisje. Këtë nuk mund ta kundërshtoj dot askush sepse është i prekshëm në të gjithë parametrat e vet. Është një moment që administrata publike në të gjithë sektorët e vet çalon, qeveria në të gjithë pjesën e vizionit, ndërtimit të zhvillimit  të ekonomisë shqiptare, është totalisht jashtë çfarëdolloj parametri dhe nga ana tjetër kemi dhe kompleksitetin që sjellë lufta në Ukrainë. Teksa mbështet protestat kundër rritjes së çmimeve, Olli thotë këto të fundit janë të mirëpritura në çdo lloj situate edhe nëse qeveria ndodhet në krizë?, u shpreh ai.

Olli i quajti çmimet në treg si jo reale, por rezultat i uzurpimit të tregut nga një grup i vogël njerëzish që përcaktojnë edhe çmimet  në tregun shqiptar.

?Protestat janë të mirëpritura në çdo moment dhe në çdo situatë. Protestat janë të mirëpritura të ndodhin dhe kur një qeveri ndodhet në krizë. Shqipëria është vendi që vuan çmimet më të larta në rajon. Këto çmime  nuk janë reale, por janë rezultat i një uzurpimi të tregut nga një grup i vogël njerëzish që përcaktojnë edhe çmimet  në tregun shqiptar, duke e nxjerrë jashtë loje qeverinë?, shpjegoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga