LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hijet e Grida Dumës/ Nga borxhet, lidhja me Santon, “dorëzimi” në zyrën e Tahirit te video-skandali erotik

11 Mars 2022, 10:26, Politikë CNA

Politika shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, ku nuk kanë munguar edhe hijet e skandaleve.

Mes personazheve të politikës shqiptare e përfshirë në jo pak skandale është edhe deputetja e PD, Grida Duma.

Duma është një personazh kompleks, me shumë bëmë e gjëma dhe të pathëna të cilat kudo në botë, në politikë do të donin t?i dinin të gjithë, veçanërisht votuesit.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Grida Duma nga 2011 deri shtator 2013 ka mbajtur detyrën e  Zv.ministres së Integrimit të Republikës së Shqipërisë.

Në 2014, është zgjedhur sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Në 2015 kandidoi për kryetare të bashkisë së Durrësit, nën siglen e PD.

Dhe në 2017 më listën e famshme të Lulzim Bashës, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Historia e saj në PD, fillon në vitin 2011, kur Grida Duma u bë zv.ministre, e mbytur në borxhe dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

Emërimi i saj u bë me mbështetjen edhe nga Henri Çili i Universitetit UET, në atë kohë i afërt shumë me Lulzim Bashën dhe me PD, por edhe me sponsorizim që vinte edhe nga një bankier i famshëm në atë kohë.

Por, në atë kohë Grida Duma ishte e mbytur në borxhe dhe prokuroria kishte nisur hetimit.

Më pas Duma u përfshi në një tjetër skandal. Ajo akuzohej se ishte pjesë e një firme ndërtimi që sebashku me ortakun e saj, kishin shitur apartamentet nga dy apo tre herë. (Lexo këtu)

Banka i kishte bllokuar llogaritë, i kërkonte në atë kohë ministrisë së Financave t?i bllokonte pagën dhe ?shkëlqeu? duke u bërë zëvendësministre Integrimi.

Pas 2013-ës, e këshilluar mirë nga Henri Çili por edhe e mbështetur nga bankieri, Grida Duma ndryshon look-un, ndryshon imazhin dhe vërsulet në media në mbrojtje të Sali Berishës duke ngritur imazhin e saj si një demokrate, e cila po mbante lart zërin kundërshtar ndaj një qeverie e cila ?kishte ardhur me krimin dhe bandat në lista?.

Më tej hijet e lidhjes me Artan Santon, ish-bankierin e ndjerë, i ekzekutuar në mes të Tiranës në vitin 2014.

Grida Duma nuk ka folur asnjëherë në publik në lidhje me çështjen e Artan Santos dhe se çfarë bisedoi me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në zyrën e këtij të fundit. (Lexo këtu)

Grida Duma e cila ka qenë një njeri i afërt me Artan Santon për më tepër të dy janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe janë fotografuar së bashku.

Për më tepër thuhet se telefonata e fundit e Artan Santos ka qënë me Grida Dumën.

Dhe pas vrasjes së Santos, Duma fillimisht ka shkuar në kryeministri dhe më pas ka qëndruar për gati 3 orë në zyrën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit asnjëherë nuk ka bërë publik faktin se përse atë ditë Grida Duma ?u dorëzua? në zyrën e tij.

Por, në një dalje të tij në ?Opinion? Tahiri i drejtoi një mesazh, ndërsa tha se ?Grida Duma e di sa mirë e kam bërë unë punën?.(Lexo këtu)

Kandidimi dhe dështimi në Durrës

Por, karriera e Dumës nuk ndalet, ajo fillon dhe rritet. Në vitin 2015 nën siglen e PD kandidon për kryetare të Bashkisë së Durrësit.(Lexo këtu)

Atje regjistron një rezultat katastrofik, me rreth 15 mijë vota më pak, gjë që PD nuk e kishte regjistruar as në vitin 1997.

Në vitin 2017 me listat e famshme të Lulzim Bashës, ku ku PD regjistroi një rezultat katastrofik, me rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në Opozitë, Grida Duma bëhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej, në vitin 2018 përfshihet një një tjetër skandal. Bëhet fjalë për video-skandalin erotik Salianji-G.D.

Në shkurt të vitit 2018, CNA.al publikoi një video ekskluzive ku deputeti Ervin Salianji, shkëmbente mesazhe përverse gjatë një seance parlamentare, me një person G.D, që më pas në media u identifikua si Grida Duma.(Lexo këtu)

Por për këtë Duma deri tani ka heshtur, ashtu siç tenton të kalojë çdo skandal që lidhet me emrin e saj.

Në 2019 mbështeti ?çmendurinë? politike të Lulzim Bashës, për të djegur mandatet e deputetëve. Gjë që rezultoi me pasoja katastrofike për Partinë Demokratike. Më pas mbështeti çmundurinë e radhës, për të bojkotuar edhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, ku Lulzim Basha i dorëzoi në tavolinë kryeministrit Edi Rama 61 bashki.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Grida Duma regjistron një rezultat të turpshëm në Kavajë, e cila historikisht është konsideruar si bastioni i saj.

PD mori 10 115 vota në Bashkinë Kavajë, përkundër PS që mori 10 338 vota.

Pra, me një diferencë prej 223 votash, PD ka shënuar humbje në bastionin e saj.

Edhe Bashkia e Kavajës, ashtu si ajo e Rrogozhinës, kishin si drejtuese politike, Grida Dumën, e cila nuk ka arritur të shënonte fitoren e PD, në asnjërën prej këtyre bashkive. (Lexo këtu)

Në 25 prill PD nën drejtimin e Lulzim Bashës humbet sërish, duke i siguruar Ramës mandatin e tretë Qeverisë, dhe duke i lënë demokratët për të tretin mandat radhazi në Opozitë. Grida Duma sërish del në krah të Lulzim Bashës.

Në 9 Shtator 2021, Lulzim Basha i vetëm i mbyllur në zyrën e tij dhe pa u konsultuar me strukturat e partisë përjashton nga grupi parlamentar, ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD, Sali Berisha.

Sërish Grida Duma, edhe pse dikur ?shkëlqeu? në politike si një berishiste, doli në krah të Lulzim Bashës.

Në 11 Dhjetor, bëhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD, shkarkohet Lulzim Basha, Grida Duma del kundër Kuvendit të demokratëve.

Në 18 Dhjetor merr pjesë në anti-Kuvendin e Lulzim Bashës, ku del e deklaron se ?Lulzim Basha është i pafajshëm.(Lexo këtu)

Në protestën e 8 Janarit, u dhunuan demokratët. Grida Duma ishtë me policinë dhe Bashën.

Në 6 Mars 2022 mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, ku partia e Lulzim Bashës humbet turpshëm. Nuk merr asnjë bashki katandiset forcë e tretë politike.

Me datën 7 Mars, Grida Duma ?kapërcen Ylberin?.(Lexo këtu)

Ajo që deri në 6 Mars ishte mbështetësja kryesore e Lulzim Bashës, tashmë është kthyer kundër këtij të fundit.

Menjëherë pas dështimit në zgjedhje, Duma i ka drejtuar gishtin Lulzim Bashës, të cilit i kërkoi të mbajë përgjegjësi, dhe të japë dorëheqjen.

Më tej, duke luajtur ?rolin e Hirushes?, Grida Duma doli me një tjetër qëndrim publik ku tha se do të japë dorëheqjen si nënkryetare e PD-së.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe qëndrimi i Grida Dumës nuk është dhe aq ?parimor? sa kërkon ta shesë ajo në opinion publik. Gjithçka duket se bëhet thjeshtë, për të marrë drejtimin e PD. Pra, Grida Duma ka si qëllim të kandidojë për kryetare të Partisë Demokratike.

Një skandaloze e shoqëruar nga bëma dhe skandale, tashmë kërkon të çojë deri në fund misionin e Lulzim Bashës për shkatërrimin e plotë të PD?./CNA.al

Video-?Ti je më i pafajshmi?/ Basha ?inkurajohet? nga Grida Duma

Grida Duma si revolucion politik i Partisë Demokratike

?Grida Duma trafikante apartamentesh?/ GJKKO vendos për Erion Veliajn

Duma shiti brenda ditës të njëjtin apartament te dy njerëz të ndryshëm

Grida Duma si ikonë e opozitës (Nga rubrika ?Pjeshkat e Rilindjes?)

Grida Duma, nga vrasja e Artan Santos tek video-skandalet erotike

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Skandalet pa përgjigje të Grida Dumës/ Nga lidhja me Artan Santon tek videot si G.D

Pse e vërteta nuk është goditje personale ndaj Grida Dumës?

Humbi bastionin e PD/ Dështimi i Grida Dumës në Kavajë

Nga lidhja me Artan Santon tek video-skandali erotik/ A mund të jetë skandalozja Duma, kryetare e PD-së?

Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale

Grida Duma i shet dështimet si fitore/ Si ka ngecur në shoqatën e bravave e besuara e Bashës?

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Grida Duma, nga vrasja e Artan Santos tek video-skandalet erotike

Lajmet e fundit nga